Mësimdhënësit kanë të drejtë, prindërit t’i mirëkuptojnë

Mjaft kemi heshtur, nuk mundemi më …
Dëgjoj të thonë” Fëmijët po dëmtohen nga greva…”

“Të nderuar prindër dhe qytetar, këtu po dëmtohen edhe fëmijët tanë , sepse fëmijët e juaj janë edhe fëmijët tanë. Sepse ne kujdesemi që këta fëmijë të kenë një të ardhme të ndritur,ku nga puna jonë ata do të jenë mjekë, gjykatës, mësimdhënes,ekonomist, arkitekt e shumë profesionit të tjerê, e mbi gjitha ndoshta një ditë do të jenë edhe deputet e kryeministër. Ndoshta do të jenë deputet ku pikërisht mësimdhënësit që i shkolluan, edukuan dhe u dhanë diplomë këtyre që sot mësimdhënësin e ranguan të parafundit në projektligjin e pagave, këta që një shofer të qeverisë e qmuan më shumë se një mësimdhënës, duke dhuruar një rrogë më të lartë se mësimdhënësit.
Sinqerisht, të gjithë ata deputet dhe politikan që hartuan këtë projektligj duhet të ndihen fajtorë, sepse ju jeni përgjegjës ndaj kësaj gjendje në arsim dhe Kosovë , duke harruar që nga duart e mësuesit sot jeni të ulur në karriket e parlamentit, ku nga aty i nënvlerësuat e i injoruat ata të cilët kanë qenë si prindër pêr ju. I nënvlerësuat ata të cilët dikur ua kapën dorën dhe u mësuan shkrim e lexim, ata të cilët ju mësuan ta duani këtë vend e jo ta shkatërroni atë, ata të cilët gjithmonë u sakrifikuan për të ardhmën e fëmijëve dhe shtetit tonë, ata që dikur punuan pa asnjë pagë duke mbajtur mësim nē oda e shtëpi, vetëm të mos ndalet arsimimi i brezave të rinjë, sepse shtylla e nje shteti është arsimi.
Mjerë mësuesit që nuk ia paska vlejtë me u mundu dhe sakrifiku për ju që hartuat këtë projektligj të pagave.
Si mësimdhënëse , ndihem e lenduar për nxënësit tonë, por të jeni të sigurt që këtë nuk e deshëm ne , por na detyruan me vendimin e njëanshèm duke rritur pagat vetëm për stafin qeveritarë.
Andaj, shpresojm që kërkesat tona të mirren parasysh dhe të rangohemi aty ku me të vërtet mësimdhënësit e meritojnë të jenë.
Ndërsa , ju prindër të nderuar para se të na akuzoni ne, ju lutem akuzoni ata të cilët u pasuruan nga ky shtet, e jo ne që me mund e punë marrim pagë nga ky shtet, sepse këtu po humbin edhe fëmijët tanë pasi që edhe ne jemi prindër të dikujt”.

Shkruan: Dafina BLLACA