Mentaliteti i odave

Zejdush Kastrati

Prezantohet alamet profesor universiteti, me titullin  që shumica  ia kanë lakmi. Vërtet edhe kolegët e ish studentët e tij japin vlerësime,  se profi ishte dhe është  ekspert  shumë  i mirë i lendes që ligjëronte në fakultet.

Punoi  vetëm 4-5 vite pas përfundimit të luftës dhe u largua (apo e larguan) nga Universiteti, me arsyetimin,  që sipas tij,  del se nuk pranoi te  ishte vegël e politikajve tw shumtë,  t’i bënin presion për të kaluar studentë, por,  sa është kjo e vwrteta, nuk mund të them asgjë.

Meqë kishte një ordinancë afër shtëpisë sime, isha takuar disa herë  dhe  gjithnjë ishte  shumë i zëshëm e kritik, ndaj shumë fenomeneve e ndodhive,  me të cilat  po ballafaqohet Kosova,  dhe  ama asnjë herë,  nuk ia kishte zënë goja,  të thoshte,  diçka pozitive për ketë vend dhe ketë Kosovë.

Në veçanti, vitin e fundit  ishte mjaft aktive edhe në rrjetet sociale me  shkrime te shkurtra, me tema shumë aktuale,  të cilat  në thumb, kishin Institucione dhe individë nga kasta politike, e që shumë here ishin edhe shumë të qëlluara dhe  të kapshme për opinionin, por nganjëherë  edhe me  vlerësime “alla partizançe”.

Kohëve të fundit, nuk isha  takuar, ndoshta  afër dy muaj  dhe para disa ditësh,  kur po shkoja  në punë, u ktheva ne ordinancën e tij, dhe  akoma pa e përshëndetur mire,  ma priti shkurt:”Ku je bre ti,  a po tutesh me u taku me mua apo çka ke humb….”!

“Pse te tutem” ia ktheva”. Nuk mu pergjegj fare në pyetjen time, por shtoi: ”Paj a po me lexon çka po shkruaj unë dhe  si po i trajtoj temat  me interes për Kosovën dhe vendin”.

”Pse Ju gazetarët po heshtni  dhe po frikoheni”, ”Fol me  drejtorin tënd ne televizion dhe ma jepni një emision,  sepse  vetëm unë dijw  se si bëhen emisionet e mirëfillta ”, e shumë çka foli e foli në superlative  dhe  gjithnjë në veten e parë, profi,  të cilin në fillim  vetëm e dëgjoja, sepse  nuk lejonte kurrsesi të kyçesha në bisede.

”Eja e pijmë nga një kafe në kafiterinë tonë të  preferuar dhe bisedojmë”,  me tha  duke më orientuar të ulem në tavolinën në këndin e lokalit, dhe akoma pa u ulur mire vazhdoi:  ”Serbia po kthehet në Kosovë,  dhe kjo është një punë e kryeme,  sepse ne  s’po dimë të bëjmë shtet, dhe s’ka forcë qe e ndal  këtë proces”. ”Kemi mbaruar  dhe fajin  e kanë këta liderë që nuk  kanë ba asgjë, ama asgjë gjatë këtyre viteve të pasluftës”.

Ndërkohë  filluan ta thirrnin në telefon,  klientët të cilët interesoheshin për rezultatet  dhe  kur përgjigjej profi,  sjellja dhe komunikimi me ta,  ishte shumë miqësor,  por  ndërkohë  kuptohet, caktoheshin  edhe termine për takime e konsultime.

Më në fund u kyqa edhe unë,  dhe i thashë  se vërtet ke shumë të drejt për shumë qështje e  shqetësime, por nuk është cdo gjë zi.

Sa i përket kthimit të Sërbisë, fare nuk besoj, por fatkeqeisht  ka shumë të tillë,  qe kanë mbetur  me kokë e mendje  nga Serbia,  dhe ndoshta kanë  edhe nostalgji për atë pushtete atë kohë, por unë dyshoj, se  Serbia është ketu brenda,  dhe nuk ka shkuar akoma, por është mire,  që pos kritikës që gjithnjë po e bejmë,  kuptohet,  duhet  edhe të investojmë e  ta duam këtë vend,  e jo vetem ta vjelim e vjedhim,  dhe sejcili  me punë  e angazhime konkrete, në profesionin e vet,  duhet te kontribuoj, për të mirën e ketij  vendi që është i vetmi per ne.

“Janw SHBA-të,  ato që  kanë investuar edhe me herët,  por në veqanti,  këto 15 vitet e fundit në Kosovë, andaj  mos u brengos profi  “i thash, ” sepse,  kjo superfuqi botërore  nuk lejon  që t’i deshtojnë këto projekte  edhe pse ne nuk po veprojmë si duhet”, por ”ne duhet të këndellemi dhe sejcili ta bëjmë punën që na takon,  aty  ku punojmë dhe veprojmë, kuptohet  edhe duke kritikuar, por  me të vetmin qëllim, që të vetëdijsohemi,  dhe vetëm atehwrw kur kemi fakte dhe deshmi”.

”Çfarw ShBA-je” more ma preu  shkurt,  dhe cfarw lirie,  na pruri kjo superfuqi  kur  a s’po e sheh  se  në cfarë gjendje jemi,  dhe se  kemi dështuar plotësisht”, ma ktheu  profi…

Nuk e zgjati  më shumë,  por u zgjua nga vendi,  dhe dolëm  jashte drejt ordinancës së tij,  sepse  e ftoi dikush,  dhe mbeta  që për shumë qeshtje t’ia shfaqi mendimin tim  edhe pse,  do ta kisha shumë vështirë,  sepse, ka kohë,  që  ishte bërë shumë “mediatik”dhe  i kishte hyrë vehtja” në qejf”,  sepse, ate cka e thoshte, profi,sipas tij,  ishte gjithnjë një gjë shumë e vërtet dhe punë e kryeme,dhe  qe nuk  ka vend,  për ta  kontestuar, andaj, u ndamë, jo fortmiqësisht, por pa idhnim.

Meqë është pasionant  i rrjeteve sociale  dhe është edhe lexues i rregullt i shtypit, vendosa  ti pergjigjem për disa  qeshtje,  që  me siguri deri me tash, nuk i janë thënw, por që  mendoj  se është mire  t’i thuhen:

– Profi, që po sheh çdo gjë zi,  gjatë këtij 15 vjeçari, është i vendosur dhe banon në shtepinë e tij përsonale,  me te mirën  ne Lagjen e Universitetit, te cilën e ka blerë ne periudhën e  pasluftes, e cila për momentin  mund te llogaritet  edhe  afër 1 milion euro vlerë.

– Profi,  edhe sa ishte në marrwdhënie pune në Universitet, por ne veqanti pas largimit nga procesi mësimor kishte ordinancë private,  në të cilën,  sipas nje kolegu te tij,  deri para disa vitesh,  fitonte,  prej 15-2omije euro ne muaj, dhe disponon edhe dy ordinance tjera,  ne dy qytete,  të Kosovës.

– Profi,  për momentin,  vozit veturen xhip, modeli i fundit i prodhimit japonez,  me  vlerë,  mbi 5o mije euro.

-Profi,  ka disa vite që ka  derguar ne studime,  femiun e tij ne SHBA,  dhe kuptohet,  edhe ky shkollim, kushton,  bukur  shtrenjtë.

-Profi,  bënë jetën më luksoze,  se cdo koleg i tij,  dhe ate, është,  frekuentuesi më i rregullt,  i hoteleve dhe plazheve e restoraneve  shume  atraktive anemban bregdetit shqiptar e me gjerë,  te cilat iposton,  edhe përmes fotove, në rrjetet sociale.

– Profi, që aq shumë po kritikon  dhe po sheh vetëm” zi e më zi”,  të gjitha,  këtoqë i ceka më lartë,  i ka ba gjatë këtij 15 vjeqari, dhe nuk dua ta luajrolin e prokurorit apo hetuesit,  e ta akuzoj se ka keqpërdor fonde shtetërore apo burime  të dyshimta, por,  se a  ka paguar tatime dhe saka kontribuar me obligimet qe  duhet ndarë nga këto fitime,  për shtetin qe po e vajton aq shumë,  është mire,  që të kalkuloj  njëherë mirë e mire,  edhe këtë çështje,  e pastaj, te kërkoj edhe më zëshëm,  llogari,  nga ku gjysmë shtet,  qe  po udhëhiqet,  nga ata,  që më së paku,  po e duan,  e më se shumti, po e vjedhin e plaçkitin.

-Dhe për fund,  miku im dhe  i nderuari Prof, unë e di,  se edhe ti e din shumë më mirë se unë,  se shteti nuk behët me pallavra,  dhe me fjalë të bukura e mesazhe,  qe krijojnë edhe turbulencë emocionale,  me  ngjyrime  folklorizmi patriotik, por, vetëm,  me veprime konkrete, duke dhënë kontributin personal, mund te reflektojmë,  më së miri,  se sa,  e duam,  dhe si e duam,  këtë shtet,  e këtë vend, për të cilin, japim jetën, vetëm,  kur na zen rakia, daulli e çiftelia,  dhe ate, dikund,  larg frontit te luftës…

Kësaj radhe kaq profi…