Mbi ngritjen e pagave…

Shkruan: Shpat Krasniqi, student

1. Kërkojnë ngritje pagash, ama nuk e dijnë që çdo i dyti person kërkon shërim jashtë vendit.
2. Kërkojnë ngritje pagash, ama në çdo vit po radhitemi si të parët – për të keq – në ‘PISA’.
3. Kërkojnë ngritje pagash, ama sa herë që shkon në Komunë shumë pak persona ose hiç i gjenë në orar të punës që munden t’a rregullojnë një letër çkadoqoftë – e që të vyen për shpejtë.
4. Kërkojnë ngritje pagash, ama nuk janë të aftë me t’a mbajtë ligjeratën â ushtrimet deri në fund – pothuajse çdo ditë vonohen me nga 10-30 minuta – të vlerësojnë në mënyrë jo korrekte (…) – pothuajse rrallë mbajnë konsultime – në shumicën e rasteve janë të njëanshëm…
5. Kërkojnë ngritje pagash, ama bone e theve kambën â dorën në këtë pikë të dimnit, ka me t’mbetë kamba â dora qashtu për sa reagon e del najkush n’koridor t’spitalit e me t’kçyrë çfarë halli ke.
6. Kërkojnë ngritje pagash, ama sa herë që e çon fëmijun me u kontrollu te mjeku, kurrë ilaçin e shërimit nuk i’a gjenë, bile-bile e lavdëron vehten e punën e tij qaaaq shumë, saqë t’bon shybe me e çu çdo ditë fëmijën te ai, e jo te dikush tjetër që nöshta mundet me i’a gjetë ilaçin e sëmundjes sa ma shpejtë e pa pas’ nevojë me shpenzu kot nâpër tulifar ‘mjeku’ e me maltretu fëmijën çdo të dytën ditë.

…kërkojnë ngritje pagash… 👎🏼😡