Letra e UEFA’s dërguar FFK’së, reagon Ahmeti: Ky zotëria nuk është kompetent, është ‘lojë’ e Agim Ademit

Federata e Futbollit të Kosovës para pak minutash ka publikuar një komunikatë, ku ka sqaruar mandatin e Ademit me procesverbalin e zgjedhjeve si dhe me letrën të cilën UEFA ia ka dërguar sot FFK’së.


Pas kësaj ka reaguar edhe kandidati për postin e Presidentit të FFK’së dhe ish zëvendëssekretari i FFK’së, Arianit Ahmeti, i cili ka thënë se kjo nuk tregon dhe nuk ka të bëj asgjë me zhvillimet e fundit.

Federata e Futbollit ka reaguar pasi Arianit Ahmeti kishte shpallur kandidaturën për president (pretendon se ka 41 nënshkrime), duke publikuar vendimet që janë marrë në zgjedhjet e vitit 2018.

Federata e Futbollit të Kosovës para pak minutash ka publikuar një komunikatë – ku ka sqaruar mandatin e Ademit me procesverbalin e zgjedhjeve si dhe me letrën të cilën UEFA ia ka dërguar sot FFK’së.

Federata e Futbollit ka reaguar pasi Arianit Ahmeti kishte shpallur kandidaturën për president (pretendon se ka 41 nënshkrime), duke publikuar vendimet që janë marrë në zgjedhjet e vitit 2018.

Megjithatë, Arianit Ahmeti, tani i shkarkuar nga FFK për shkak të zhvillimeve të fundit beson se kjo nuk ka fare të bëjë me atë se çfarë po bisedohet ditëve të fundit.

“Nën 1; çështjen e mandatit e caktojnë ligjet e vendit dhe statutet e Federatës së Futbollit të Kosovës, aty thotë ku vepron, ku regjistrohesh. E dyta; UEFA vetëm merr pjesë, pra është pjesëmarrës. E treta; Zotëria në fjalë (Thierry Favre) shikoni se çfarë titulli ka dhe shikoni se a është kompetent për të jep opinione ligjore në emër të UEFA’s. Ai është për zhvillim të Federatave, në krye të asosiaconit të Hat-Trickut, ato janë fonde për Federata, të drejta televizive dhe gjëra të tilla. Ky zotëria në fjalë nuk është fare kompetent për të dhënë opinione ligjore. Ky është edhe një demant i radhës nga zotëri, Agim Ademi me metodat e tij si gjithmonë, sikurse edhe me bileta ashtu edhe tani”, tha shkurtimisht Ahmeti.

 Kujtojmë se Arianit Ahmeti mbrëmë zbuloi edhe disa fakte (të pakonfirmuara) në të cilat shihet se biletat e ndeshjeve të kombëtares së Kosovës nuk janë shitur të gjitha online, por vetëm një pjesë e tyre.