“Kosova shtet i sigurt”

Nga: Blerim Burjani

Imazhi i Kosovës ka ardhur deri këtu, duke u kërcënuar demokracia,  liritë dhe drejtat e qytetarëve, liria shprehjes, duke krijuar jo perspektiven për një mirëqenie ekonomike , me një reformë ta pakuptimtë fiskale ku njerëzit i gënjen se buka do te lirohet e çmimi i bukës i vajit dhe produkteve jo qumështore mbetet i paprekur.

Duke emëruar dajë e kunata, e partiak nëpër borde profesionale duke degraduar dhe ndal zhvillimin e ndërmarrjeve publike në vend,që ato të gjitha të privatizohen përveç disa aseteve nacionale. Pastaj degradimi profesional i UP , profesorë të PDK sa të duash në secilin hapë me diploma të ndryshme dhe thirrje akademike.

Hapje të universiteteve publike për të akomoduar njerëz partiak , duke emëruar njerëz të partive dhe familjar në poste diplomatike dhe konsullore. Në anën tjetër duke bllokuar foltoren e Kuvendit të Kosovës, duke bërë peticion post-mortum , duke marrë pallate me qera partitë dhe lëvizjet plote- ngjyrëshe. Duke gënjyer për çdo ditë qytetarin se ai është mirë, duke quar degradimin e shëndetit publik , ky qytetar i plaçkitet nga institucione te ndryshme shëndetësore private dhe publike.

Ku Korrupsioni ka përfshi secilën pjesë te jetës së qytetarit. Gjuha e këtyre njerëzve  të para -politikës ka avancuar në kërcënime. Luftë e ashpër për pushtet me çdo kusht se po shkon koha badihava në opozitë. Të padurueshëm janë bërë të gjithë po duket se janë qua peshë siç thonë në gjuhen popullore , e mu qua peshë s’ka  medikamente për shërim.

Shtetet e regjionit nuk merren me Kosovën përveç Serbisë  e cila gabimisht merret me Kosovën dhe dëmton veten mjaftë në bashkësinë ndërkombëtare, Maqedoni dhe Mali i Zi as që iu intereson se çka ndodh në afërsi të tyre.

E pa besueshme por vërtetë , vështirë me gjet diçka të hajrit që po ndodhë në shtet për -plotë probleme jetësore , me pasurim të pa bazë të njerëzve që deri dje nuk kishin as shkollë as kurrgjë e tash të gjitha , ku njeri prej analfabetit konvertohet në ministër në diplomat ,Kosova është shtet  më i madh i mundësive dhe çudirave. Kosova ka një presidente  të nxjerr nga zarfi pa legjitimacion demokratik dhe që nuk kishte parë as ëndërr ndonjëherë për të marr një post të tillë. Prandaj Kosova është vend jo i sigurt përderisa shtet e BE si Gjermania e  ka shpallë si vend të sigurt,  unë s’po shohë ku është kjo siguri.

Kosova madje s’po mundet të ketë FAK, defunksionalzimi i shtetit , askush  nuk e di çka do të bëhet në vitet  e ardhshme. Me 30%  të territorit të shtetit pa kontroll dhe pa sovranitet . Askush nuk e din se pas dhjet vjetëve  do të qëndroj  në Kosovë më këto zhvillime. Kërcënime për të marr pushtetin me protesta,me peticione me çka te munden me s’ka  rëndësi veç me marr pushtetin , më thuani  në çfarë sigurie jeton qytetari i Kosovës, ku varfëria është dhe po vjen duke u rrit ,ku bizneset tregtare nuk mërziten për kurrfarë qeverie, çmimet e produkteve iu gjen në mënyrë të ndryshme.

Ku konsumatorin e gënjejnë  aty për aty për lirime e realisht veç janë më shtrenjte  – përfaqe të zezë .Qeveria kurrë deri me tash nuk ka publikuar listën e e mallrave që janë liruar dhe shtrenjtuar plotësisht ,ku tregtarët dhe dugajat e ndryshme të katunit qesin çmime qysh te donë?

Qysh qytetari me besuar në këta njerëz  që kanë sjellë shtetin deri këtu, qytetari  duhet të ndryshojë qeverisjen dhe këto parti që e përbëjnë këtë kuvend, Kosova ka 76 parti politike andaj duhet vet të gjejë alternativën e vet.