Kosova nuk mund të mbahet më peng nga askush..!

Hafiz GAGICA

Sot, në këtë ditë me shi të ftohtë vjeshte duke kalue në pjesën më të bukur të Gjermanisë, Schwarzwald, aty afër qytetit Baiersbronn, ku presidenti Ibrahim Rugova në vitet e 90-ta  kalonte ndonjë kohë pushimi të shkurtë, së bashku mikun tim Hysni Gashin ndaluam aty për drekë,i cili këtu në afërsi e ka biznesin e tij. Në këto çaste vetvetiu më erdhi në mendje figura e presidentit I. Rugova, dhe thash me vete, çka do bënte ai sikur sot të ishte në mesin tonë, cilën rrugë të daljes nga kjo krizë do ta përdorte ai..?!

Nuk ka asnjë dyshim se Kosova është futur në një krizë të thellë politike dhe institucionale me muaj të tërë, dhe, kjo si pasojë e kryeneçësisë së disa kryetrarëve të partive politike, madje shumë të papërgjegjshëm të cilët interesin e tyre personal e kanë vënë mbi atë të shtetit të Kosovës, e cila për dekada të tëra e pas shumë vuajtjeve të mëdha ai arriti ta fiton lirinë dhe pavarësinë e saj.

I di mirë se presidenti ynë historik, Dr. Ibrahim Rugova, do kërkonte urtësi, maturi dhe koordinim me miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët na u gjetën pranë në ditët më të vështira. Ai do thoshte, se Kosova është e shenjtë dhe askujt nuk i lejohet të luajë me fatin e saj ose ta keqpërdorë për interesa të tyre personale dhe grupore. Qytetarët e Republikës së Kosovës po e paguajnë shtrenjtë këtë çmim, por edhe ata një ditë dinë të thonë mjaft më..!

Pra, koha është për urtësi, maturi si dhe hapjen e rrugës atyre të cilët dinë, duan dhe munden, por të cilët nuk janë të inkriminuar në vepra të dyshimta, atyre të cilët e duan Kosovën të zhvilluar, të prosperuar dhe të integruar në Unionin Evropian dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë, aty ku e ka edhe vendin. Në Kosovën demokratike ku qytetari ynë duhet të lëvizë i lirë posikur gjithë qytetarët tjerë të Evropës, sepse e vetmja është Kosova qytetarët e të cilës kanë ngelur të getoizuar, si rezultat i një politike joparimore të bashkësisë ndërkombëtare, por kryesisht nga politika e papërgjegjshme e udhëheqësve tanë politikë. Pra, është çasti i fundit për largimin e atyre të cilët po duan edhe më tutje ta mbajnë peng Kosovën. Por jo, sepse Kosova është vend i lirë dhe i pavarur dhe ajo duhet të udhëhiqet nga njerëz përgjegjës që kanë kredibilitet personal, kombëtar dhe politik..!!