Kongresi do të i thotë jo marrëveshjes nukleare – por çka nënkupton kjo “jo”?

Sekretari i Shtetit John Kerry bredhte nëpër holle të Mërkurën duke u munduar që të ua shes ligjbërësve skeptik marrëveshjen me Iranin, një rezultat i ardhshëm është i qartë: në 60 ditët e ardhshme, Kongresi është pothuajse i sigurt që të shpreh pakënaqësinë e tij me një votë kundër të profilit të lartë.

Çka është më pak e sigurt, është se ligjvënësit do të votojnë të përçojnë pakënaqësitë e tyre: një rezolutë të aprovuar apo të mos-aprovuar. Dallimet ndërmjet dy kampeve të rëndësishme me pasoja politike për Demokratët dhe Republikanët, dhe fati potencial i vetë marrëveshjes.

Një ligji i kaluar më herët këtë vit, një rezolutë e mos-aprovuar do të ndalonte SHBA-në për të larguar sanksionet ndaj Teheranit – një zgjidhje efektive e marrëveshjes nukleare në Vjenë nga Shtetet e Bashkuara, Irani, dhe pesë fuqitë e tjera botërore. Në të kundërt, një votë për aprovimin e rezolutës thjeshtë mund të tregoj nivelin e mbështetjes politike të marrëveshjes në kongres pa ndikimin e vetë marrëveshjes.

Disa Republikanë janë në favor të mbajtjes së votës kundër rezolutës, sepse, ndryshe nga një votë e aprovuar, masat e marra kanë pasoja ligjore. Por liderët partiakë janë akoma duke i peshuar mundësitë.

“Asnjë vendim nuk është marrë,” i ka thënë lideri i Partisë së madhe të vjetër (Grand Old Party, GOP) Foreign Policy. “Ne posa e kemi marrë të Dielën marrëveshjen, kështu ne e duam kohën tonë që ta rishikojmë, do të flasim me ekspertët, do të flasim me zgjedhësit tonë, dhe rikthehemi në Shtator për ta dhënë votën.” Shumë liderë republikanë janë për një votë mos-aprovuese, por nuk është një përmbledhje e pashmangshme. Presidenti Barack Obama u zotua për një veto ndaj një rezolute kundër marrëveshjes, e cila do të kërkojë që Republikanët të ndërtojnë dy të tretat e shumicës në Kongres që të kalojnë – një akt që do të jetë i pakalueshëm për ligjbërësit e GOP.

“Ata mund të i numërojnë votat,” ka thënë një kongresmen i njohur më çështjen. “Ata nuk dëshirojnë të jenë të zënë ngushtë për të humbur nga një veto e pashmangshme.”

Në kohë të njëjtë, shumë Republikanë mund të shijojnë duke shikuar Demokratët të agonizuar për një votë që duhej ta ndajnë kundër presidentit apo pro-izraeliteve ligjbërës, edhe nëse ajo është një betejë e humbur.

Demokratët aktualisht janë nën një presioni të panasë nga Shtëpia e Bardhë, grupet e veçanta të interesit, dhe donatorët e interesuar që i shtyjnë ata në drejtime të ndryshme.

Bashkimi për çështje publike Amerikano-Izraelit, grupi më i fortë lobit pro-Izraelit në SHBA, harxhoi një shumë rekorde pre 1.67 milionë dollarë gjatë gjysmës së parë të vitit 2015 për të lobuar në kongres për marrëveshjen me Iranin. Grupi gjithashtu po investon para në një grup të ri të quajtur Qytetarët për një Iran të lirë Nuklear. Ky grup po pret që të marrë 20 milionë dollarë në shpërndarjen e mesazhit të kampanjës në më shumë se 40 shtete kundër marrëveshjes. Nëse demokratët e kanë zgjedhur rrugën e tyre, ata do të preferojnë një votë pro rezolutës por me arsye të ndryshme.

Liberalët të cilët besojnë në marrëveshje që i ndërpret rrugët e Iranit për një armë bërthamore dhe shmangë ndonjë konflikt potencial në Lindjen e Mesme, dëshirojnë një “po” të shprehin mbështetjen për përpjekjet diplomatike.

Por, të tjerë Demokrat janë të ndarë ndërmjet besnikërisë të Presidentit dhe besnikrisë ndaj pro-Izraelitëve, dhe preferojnë aprovimin e një rezolute simbolike. Nga ky skenar, Demokratët agresivë e dëshirojnë votën e hedhjes poshtë të rezolutës nga Republikanët, e cila do të mundësoj mbajtjen e zemërgjerësisë ndaj pro-Izraelitëve, pa e rrezikuar marrëveshjen e Presidentit.

Kur u pyet për votë e mundshme nga Komiteti për Politikë të Jashtme, senatori i Marylandit Ben Cardin, i pari në Senat i demokratëve për marrëdhënie ndërkombëtare, i ka thënë Foreign Policy, ai ka “akoma kohë për të vendosur për një vendim që do të marrë kongresi.”

Edhe pse disa ligjbërës Republikanë preferojnë të votojnë në të dy rezolutat, kalendari legjislativ, nuk lejon një gjë të tillë. / Gazeta Tribuna

Për shkak të pushimit të gushtit, ligjbërësit pritet të kenë vetëm një herë mundësinë për të votuar para afatit të 17 Shtatorit. “Nëse dikush do të zvarritë debatin dhe votën tonë, ne do të kemi kohë vetëm për një procedim të votimit,” ka thënë ndihmësi i Senatit. / ForeignPolicy