“Kombi kosovar” si ide serbofile

Shkruan: Donik Sallova

Nese shqiptaret ne Jugosllavi jane njohur si “kombesia shqiptare”, sepse ata nuk kishin ne Jugosllavi shtetin e tyre sovran, pra Republiken, dhe si shqiptare kerkonin te kishin Republiken e tyre (Republiken e Kosoves), cfare do te ndodhte nese Tito do tua njihte shqiptareve kete te drejte, pra ta shpallnin Republiken e te “shnderroheshin” nga kombesi ne komb, cfare do te quhej ai komb, shqiptar apo kosovar? Pra pse luftonin shqiptaret ne Jugosllavi?

Qe te ndreqnin padrejtesine e trajtimit si “kombesi”, dhe duke qene kombi i trete ne Jugosllavi (pas serbeve e kroateve) te trajtoheshin ne menyre te barabarte, pra si komb shqiptar te ndertonin shtetin (republiken) e tyre (si vetevendosje), apo ata nuk ishin komb dhe kerkonin Republiken ne menyre qe te beheshin “komb kosovar”? Sepse “kosovari” nuk ka ekzistuar as si “kombesi” ne Jugosllavi.

Ata qe e njohin ekzistencen e kombit shqiptar e dine qe kombi shqiptar eshte komb etnik, kulturor, dhe qe shtetin modern dhe pavaresine kombetare e ka shpallur me 1912. Sikurse duhet thene qe gjysma e kombit shqiptar ka qene nen pushtim prej atehere (1913) e deri me 10 qershor 1999. Nese qeverisja, pra ekzistenca e nje qeverie shteterore qenka kriter per tu bere komb, sic pretendojne kosovaristet, atehere gjysma e kombit shqiptar qenka tjetersuar per gjate shekullit XX ne serb, sllavo-maqedon e malazez, meqe jane “qeverisur” nga Serbia, IRJM, Mali Zi!

Une nuk di qe ka pasur referendum demokratik qe kjo pjese e trojeve shqiptare t’u jete bashkuar ne vullnet ketyre shteteve. Por cdo kush e di qe kombi shqiptar ne Jugosllavi ka bere rezistence ne forma te ndryshme, qe nga kryengritjet e deri te levizja pacifiste, per ta mbrojtur identitetin kombetar shqiptar, duke aspiruar bashkimin me Shqiperine si ideal nacionalist.

Kosova e pavarur eshte kompromis i cili garanton qenien e kombit shqiptar ne Kosove. Po te ishte Jugosllavia demokratike dhe joshoveniste serbe, atehere kete shtet shqiptaret do ta kishin edhe ne Jugosllavi, por ne Jugosllavi ky shtet iu mohua shqiptareve pikerisht sepse ate e kerkuan ne emer te kombit shqiptar, jo ne emer te “kombit kosovar” si premtim tjetersimi!

Nje shans tjetersimi shqiptaret e kishin duke u deklaruar turq dhe duke u debuar ne Turqi. Prandaj, ideja e kosovaristeve per “kombin kosovar” eshte ide serbofile.