Koha e Horrave!

Zejdush Kastrati

Dite me pare ,gati ne gjitha mediet elektronike,por edhe te shkruara ne Kosove,por edhe Shqipëri e Maqedoni, me pompozitet te shtuar,u publikua edhe ky lajm me kete titull shume bombastik:” Surroi ofendon Presidenten e Kosovës”..!

Me poshtë ne tekstin e këtij shkrimi ,citohej deklarata e Surroit ku Presidenten e kishte quajtur :”|te paditur,me probleme ne nocione,pse nuk është zgjedhur dikush tjetër,por ajo ne ket post,person pa përvojë …

Prisja se do te reagoj Presidenca,perkateisht këshilltarët e shumte te cilet siç e kam cekur edhe ne nje shkrim te mëhershëm , gati gjithë këshilltarët ne Institucionet e Kosovës,jane “skema sociale”,por si gjithnjë,këta te mjere, te këtij Institucioni, e kane zgjedhur heshtjen, dhe pos mbushjes se xhirollogarisë se tyre personale, qe u intereson me se shumti,për tjeter gjë, as qe u ha palla…

Me te vetmin qellim,ama pa kurrfarë tendence apo qëllimi qe te mbroj autoritetin dhe personalitetin e Presidencës, sepse vertet Z.Jahjaga ,gjate këtij mandati e kane përcjell mangësi e dobësi qe kane reflektuar,here-here shume keq,megjithatë,Veton Surroi kësaj radhe ofroi një qasje te skajshme fyese,tmerrësisht subjektive,deri me ngjyrime raciste me ate cfare tha per Presidenten.

Nuk mund te kuptohet,se prej nga kjo injorance e mospërfillje e Surroit,per nje personalitet numer nje ne Kosove,e cila i ka tejkaluar te gjitha parashikimet e mundshme te suksesit te saj ne cilësinë e Presidentes se Kosoves.

Ajo ne radhe te pare,dëshmoi përkushtimin e nje lidereje te pakorruptuar,te pastër dhe korrekte ne pajtim me ligjin,pushtetin dhe Institucionin,pastaj reflektimin e saj, te unitetit dhe paansise politike ne raport me subjektet politike parlamentare dhe me vet qytetaret,dhe është nje shembull, i njohur,pa rezerve, edhe nga ndërkombëtaret.

Pastaj ,lufta e saj kundër ekstremizmit fetar,eshte shembull jo vetem per rajonin,dhe kuptohet edhe lufta e saj per ,sundim te ligjit dhe luftës kundër krimit e korupcionit,jane nder cilesit e saja qe e bejne,mbase, nder personalitetet me te suksesshme ne politike qe nga paslufta e kendej

Presidentja,vërtet ka mangësi ne komunikim me opinionin shqiptare sa i perket rrjedhshmërisë,gje qe është evidente,mbase edhe kjo shkathtësi është ne disfavor, qe ajo nuk mund te shkëlqej,por ajo ka nje komunikim te shkëlqyeshëm e te paarritshëm nga asnjë lidere kosovare, ne gjuhen angleze.

Akuzat e Surroit,duket qe kane pikënisje personale dhe te nivelit te ulet,e ne ket funksion,si duket, Presidentja Jahjaga me pastërtinë e vet,mund te jet pengese per afer 8o milionet e deklaruar te Surroit,i cili do ti ket fituar pas lufte. Zaten,kjo shume e deklaruar nga vet Surroi, nenkupton, se eshte me e madhe, se e te gjithe komandanteve te pasluftes bashke qe kane përfituar. Pra ne ket pike,Surroi eshte i pari dhe perfituesi me i madh i luftes dhe pasluftes.

Surroi,qe kritiokn ulet Presidenten , e cila eshte e vetmja nga lideret,qe nuk po ma vjedh Kosovën,është përfituesi me i madhe,jo vetem sa i perket perfitimit ne media me gjithe ato miliona,por ai vazhdon te mbetet keqpërdoruesi me i madhe i gjithe personaliteteve te shoqërisë civile,te pjesës dërmuese te cilet i nxori nga shoqeria civile e i futi ne politike,i dogji dhe pastaj i hodhi…

Se ky Surroi eshte kompleksiv,na kujtohet edhe programi i vet politik,qe ia kishte dedikuar ushtrimit te trupit te vet, duke shetitur kemb neper Kosove,me kamera,andaj,si duket vetdashurimi dhe urrejtja ndaj te tjereve, ka kohe qe i eshte ngulitur ne koke, dhe ka mbetur pasion qe kurrsesi te sherohet.

Per mua, eshte e turpshme,heshtja e surrositeve,te cilët kryesisht, janë edhe këshilltarë te Presidentes. Ata heshtin turpshme m dhe nuk jane ne gjendje per te mbrojtur pergjegjesine dhe obligimin qe kane. Ky është mëkati me i madh,dhe tradhtia me madhe qe i behet Presidentes nga keta sahanlëpirës.