Këshilla për prindërit se si të komunikojnë me fëmijët në lidhje me pandeminë

COVID 19, mundësi dhe kërcënim për fëmijët dhe të rinjët!

Këshilla për prindërit se si të komunikojnë me fëmijët në lidhje me pandeminë

Edhe pse me përhapjen e pandemisë së shkaktuar nga COVID 19, bota sikur është ndalur në shumë aspekte, mendimet, kurreshtja dhe ëndërrat e fëmijëve tanë nuk do të ndalen asesi.

Sipas epidemiologëve, vendi ynë po hyn në fazën e pikut të përhapjes së pandemisë dhe në përgjithësi fal Zotit, pas reagimit adekuat të institucioneve tona dhe profesionistëve të pa lodhshëm, ne do të kalojmë këtë sprovë me sukses sa i përket shëndetit tonë fizik. E njëjta gjë nuk mund të thuhet me siguri të plotë kur mendojmë për shëndetin mendor.

Pa dyshim që pjesa e fëmijëve dhe adoleshentëve janë grupmoshat më të ekspozuara dhe cenueshme ndaj keqinformimit dhe panikut. Ballafaqimi i fëmijëve dhe përceptimet që krijojnë nga konsumi i informatave dhe thashethemeve që qarkullojnë në këto rrethana, më e pakta që mund të pasoj është që ata lehtësisht krijojnë qëndrime dhe besime të devijuara, ndërkaq që për shkak të stresit dhe ankthit që mund të përjetojnë, paraqtija e pasojave afatgjata të manifestuara në faza të më vonshme të jetës me vështirësi dhe çrregullime të ndryshme është pothuaj e pa evitueshme.

Është e domosdoshme që ne si të rritur të krijojmë qëndrim optimist për situatën në të cilën gjendemi dhe kjo pa dyshim na mundëson të reflektojmë pozitivitet tek fëmijët dhe kategoritë e cenueshme në përgjithësi, e që ata këtë natyrshëm e presin dëshpërimisht nga ne.

Rrethanat e tanishme për shkak të distancimit social na mundësojnë ta kthejmë kohen e mjaftueshme për të mirën e së ardhmes së fëmijëve, sikurse që thotë edhe thënia e urtë; ‘Nëse jeta të ofron limona, përdori që të bësh limonatë me ta’. Andaj kryesisht varet nga ne se a do ta kthejmë në mundësi këtë gjendje apo do të mbetet vetëm kërcënim për shëndetin mendor të fëmijëve tanë.

Nisur edhe nga shqetësimet që na janë paraqitur nga prindërit e nxënësve në këtë kohë, ne si psikologe shkollore e kemi gjetur të dobishme që këshillat profesionale t’i ndajmë në shkallë më të gjerë, për të evituar pasojat apo edhe më mirë, për të udhëzuar prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve për të perfituar nga situata e krijuar, përmes zbatimit kolektiv apo individual të këshillave në vijim.

1. Ju jeni model për fëmijën tuaj.

Është e rëndësisë primare që të jeni në gjendje të mirë shpirtërore për të qenë në gjendje të ndihmoni fëmijën tuaj.
Sigurohuni se jeni të qetë dhe me vetkontrollë të plotë. Fëmijët do të marrin përgjigjen tuaj ndaj çdo lajmi, kështu që i nëse përgjigjeni më qetësi do ta mbani situatën nën kontroll
Nëse ndiheni në ankth ose i mërzitur, mundësisht kushtoni kohë vetes tuaj dhe afrojuni familjes, miqve dhe njerëzve të besuar, për të siguruar relaksim dhe shtendosje.
Bisedoni hapur dhe me kujdes me femijet tuaj
Kur flasim me fëmijët, informacioni i dhënë duhet të jetë i përshtatshëm për moshën dhe nivelin e të kuptuarit të fëmijëve.
Informatat rreth pandemisë që janë të destinuara për të rriturit mund të shkaktojnë ankth ose huti.
Së këndejmi të rriturit duhet të kenë kontroll strikte mbi qasjen e fëmijëve në informacionet e mediave publike (TV, gazeta etj) dhe atyre sociale (fb, tiktok, instagram etj.).
Vizatimi, tregimet dhe aktivitetet e tjera mund të ndihmojnë për të hapur një diskutim.
Bëni fëmijët të sigurtë se keni mirëkuptim për ndjenjat e tyre dhe kushtojuni kohë, përkrahje dhe vëmendje të plotë për atë që shprehin. Bëhuni dëgjues i mirë!
Në çdo kohë duhet të sigurohemi se nuk i lëmë anash dhe ju ofrojmë dashurinë dhe kujdesin e nevojshëm.

3. Jini të sinqertë.

Ne si prind kemi përgjegjësi të mbrojmë shëndetin mendor të fëmijëve, mirëpo kjo nuk na jap te drejt që të mbajmë fëmijët të pa informuar në lidhje me pandeminë globale.

Fëmijët duhet të njoftohen se virusi përhapet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë, kur një person i infektuar kollitet ose teshtitet ose kur prek objektet ose sipërfaqet e infektuara.
Nëse ndonjë çështje e ngritur nga fëmijët ju është e panjohur, shamngni hamendësimin dhe shfrytëzoni rastin që hulummtimin ta bëni së bashku.
Shpjegoni se disa informacione në internet nuk janë të sakta dhe se është më së miri t’i besoni ekspertëve.

4. Ua shpjegoni atyre distancimin shoqëror dhe inkurajoni larjen e rregullt të duarve.

Femijet do ta kenë më të vështirë që të kuptojnë domosdoshmërinë për kufizimin e lëvizjeve dhe kontaktit social. Andaj sqarimi i drejtë për arsyen për të parandaluar përhapjen e virusit do të ofroj justifikim të pranueshëm dhe nga fëmijët, gjë që zvogëlon ankthin.

Diskutoni me fëmijë për përpjekjet që janë duke bërë institucionet e vendit dhe u jepni shpresë reale se institucionet tona po bëjnë një punë të mirë dhe do të kenë sukses në evitimin e rreziqeve.
Tregoni fëmijës tuaj që ju si familje jeni duke ndjekur udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) për kujdesin e nevojshëm për mbrojtje dhe inkurajoni edhe ata që të njohin udhëzimet dhe t’i përfillin kolektivisht.

5. Krijoni rutina të reja dhe mbani oraret e rregullta sa më shumë që të jetë e mundur.

Krijimi i një rutine të re u jep fëmijëve ndjenjën e sigurisë, ndjenjën e kontrollit dhe rrit vetëbesimin e tyre.

Inkurajoni fëmijën tuaj të hajë një dietë të ekuilibruar, të bëjë gjumë të mjaftueshëm dhe të ushtrojë rregullisht; kjo do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë një sistem të fortë imunitar për të luftuar sëmundjet dhe gjithashtu i liron nga stresi dhe mendimet negative.
Përfshirja juaj në aktivitetet e lira dhe në ushtrimet fizike do të inkurajojnë fëmijë të jenë të rregullt dhe të kënaqen me to.
Përfshini fëmijët në përgatitjet e ushqimit, në larjen e enëve etj. Kjo ju ndihmon të zhvillojnë shkathtësitë atyre shkathtësitë të reja.
Fëmijët mund të jenë pjesë e përgatitjes së orarit dhe kjo i bënë të ndjejnë krenarin e vendimmarrjes. Në orar mund të përfshini kohën e ushqimit, aktiviteteve fizike, mësimit, aktiviteteve kreative dhe gjumit.

6. Mbyllni bisedat me kujdes

Ndërsa biseda juaj përfundon, përpiquni të matni nivelin e tyre të ankthit (shiko, shenjat e ankthit në linkun) duke shikuar gjuhën e trupit të tyre, duke marrë parasysh nëse ata po përdorin tonin e tyre të zakonshëm të zërit dhe vëreni frymëmarrjen e tyre.
Kujtojuni fëmijëve tuaj se ata mund të kenë biseda të tjera të vështira me ju në çdo kohë dhe se jeni në dispozicion të tyre sa herë që ndjehen të shqetësuar.
Kujdes. Disa fëmijë mund të kenë faktorë rreziku për reaksione më të forta, përfshirë ankthin e rëndë, depresionin dhe sjelljet e jashtzakonshme agresive.
Prindërit dhe kujdestarët duhet të kontaktojnë një profesionist nëse fëmijët shfaqin ndryshime të rëndësishme në sjellje ose ndonjë nga simptomat e mëposhtme për më shumë se 2 javë.

7. E- mësimi dhe rrjetet sociale.

Mësimi nga distanca është mundësi e mirë për të mirëmbajtur vazhdimësinë dhe fëmijët të kalojnë një pjesë të kohës kualitative dhe është po ashtu mundësi që prindërit më nga afër të shohin progresin dhe angazhimin e fëmijëve në procesin mësimor.

Përtej kornizës që ofron e-mësimi, identifikoni burimet shtesë të marrjes së informacionit. Kjo zhvillon sensin e hulumitimit tek fëmijët.
Ofrojuni mësuesit të fëmijës tuaj dhe stafit tjetër shkollor përkatës nëse keni shqetësime në lidhje me përballimin e tyre dhe zbatimin e detyrave ose aktiviteteve.

8. Orientoni fëmijën tuaj në qëllime të mëdha

Është e rëndësishme që fëmijët të dinë që njerëzit po ndihmojnë njëri-tjetrin me akte mirësie dhe bujare. Në këto rrethana fëmijët janë kurreshtar dhe ndëgjojnë ato që u themi me kujdes, andaj:

Ndani histori të punonjësve shëndetësorë, shkencëtarëve dhe të rinjve, ndër të tjera, të cilët po punojnë për të ndaluar përhapjen dhe për të mbajtur komunitetin të sigurt.
U tregoni fëmijëve tuaj se njerëzimi mund të ballafaqohet me rreziqe të ngjashme edhe në të ardhmen, andaj njerëzimi ka nevojë për njerëz të arsimuar, të cilët mund të bëjnë më shumë në studimin e sëmundjeve, zbulimin dhe trajtimin e tyre. Kjo do të shërbej si motivim për të pasur aspirata të larta në mësime dhe në jetë në përgjithësi.

Autore:

Njomza Dragusha Llugaliu

Vlora Bllaca Ejupi

*Autoret mbajnë graden master i psikologjisë për fëmijë dhe adoleshent dhe janë psikologe në shkollat fillore të Prishtinës