Intrepretim i lire per : “Marrevshjen e Asociacionin e Komunave Serbe”

Shkruan: Blerim Burjani

Intrepretim i lire per : “Marrevshjen e Asociacionin e Komunave Serbe”

1.Përmbledhje e Fakteve  :

Kosova ka  një rend kushtetues bazuar në dy formula deri me tashme te udhëhequra :

a)Formula sui  generis

  1. b) E drejta afirmative për pakicat

Po të shfrytëzojmë metodat  për të nxjerr vërtetësinë e normës juridike apo latinisht “ ratio legës”  përmes përdorimit   të interpretimeve në këtë situatë do të merren ne vërtetësi të normave të kësaj marrëveshje  si ne vazhdim : duhet të shfrytëzojmë  interpretimin gjuhësor në tekstin origjinal në gjuhën angleze , pastaj  duhet shërbyer me interpretimet si me vijim atë :logjik, evolutiv, qëllimor dhe sistematik. Bazuar  në interpretim gjuhësor dhe  logjik te kushtetutës së  vendit kushtetuta – pjesa e konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe respektimin e këtyre konventave ndërkombëtare  nga Kosova marrja e obligimeve pra  përqafimi i formulës:  e drejta afirmative evropiane dhe nenet kushtetuese si ne vijim:  kapitulli II Neni21 ,neni 22 neni 23 ,neni 24 ,26, bazuar  në nenin 124  të kushtetutës janë nxjerr edhe ligjet si në vijim :Ligji për vetëqeverisje lokale , Ligji për bashkëpunim ndër -komunal, këto ligje derivojn nga karta evropiane për vetëqeverisjes  lokale ,Kosova ka pranuar formulën  e drejta afirmative për pakicat dhe ka vendosur sistemin e diskriminimit pozitive për pakicat si pjesë të brendshme të kushtetutës së saj. “Marrëveshje” për “ asociacionin” është e ndërtuar bazuar në marrëveshjen e vitit 2013 të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës  është transitore dhe në vështirësi ofron qasje moderne te interpretimit dhe standardeve  kualitative qe duhet te ketë një kushtetutë moderne dhe bashkëkohore. Kosova ka një kushtetutë të ndjeshme apo te prekshme për respektimin e standardeve bashkëkohore dhe ka norma transitore.   Asociacioni është një trup jo e definuar, me mangësi të definimit  bazuar në interpretimin logjik dhe ai interpretim qëllimor  del si institucion i pa kryer dhe jo përfundimtar  , statusi i saj ligjor duhet të definohet që do të qartësonte punën e saj njeherit  është vetëm trup administrativ .

Marrëveshja është në pajtim me nenin 19.2 të kushtetutës  (citim marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve ndërkombëtare (marrëveshja për Asociacionin e Komunave  është në përputhje  me marrëveshjen   e   19 prillit të   vitit 2013 të ratifikuara në Kuvend e Kosovës .

 

 

 

  1. Interpretimi

Kushtetuta dhe Asociacioni :

“Asociacioni i Komunave Serbe”(Shfrytëzimi i interpretimeve si ne vijim:  interpretimi gjuhësor, evolutiv, qëllimor dhe sistematik)

 

  1. “Asociacioni i Komunave Serbe”, është mekanizëm apo trup administrativë  me kompetenca të mbikëqyrjes , koordinimit  dhe zhvillimit për fushat administrative  të cekura në   dokument të konkluzave  si në vijim : çështje sociale, edukim,shëndetësore,zhvillim ekonomik ,planifikim hapësinor, ambient dhe mjedis  dhe nuk bien ndesh  me nenin 44.1 të kushtetues (liria asocimit) dhe nenin 124.4.
    • Mbikëqyrja nënkupton zbatimin efektiv të objektivave të asociacionit pra aktit të saj statutit dhe vendimeve , rregulloreve të përbashkëta. Aktet e nxjerra janë të karakterit administrativë. Asociacioni monitoron edhe zbatimin e objektivave të saj në territorin e komunave që ushtrojnë disa kompetenca të përbashkëta. Asociacioni mund të ushtroj edhe kompetenca tjera shtesë që mund të i delegohen asaj duke ruajtur qëllimin e themelimit të saj.
    • Asociacioni ofron shërbime administrative në fushat e përcaktuara për qytetarët e këtyre komunave ne pajtim me ligjet e Kosovës(ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligji për Bashkëpunim Ndër-Komunal dhe ligjet tjera .
    • Asociacioni mund të hyjë në raport me asociacione të komunave tjera vendore dhe ndërkombëtare(neni 124 pika 4 i kushtetutës-bashkëpunimi ndër komunal dhe nder kufitar ) , si një trup” administrativ specifik”(bazuar ne interpretimin logjik dhe qëllimor), mund të ndërtoj raporte dhe relacione tjera nga fushat që ka apo ato që mund ti delegohen nga  autoritet qendrore.
    • Të vlerësoj : të vlerësoj shërbimet e kryera cilësore dhe të përmirësoj cilësinë e shërbimeve të ofruara.
    • Asociacioni merr masa : në përputhje me aktivitetin e vet merr masa për përmirësimin e gjendjes së caktuar në fushat administrative.

 

  1. Struktura e ASK(vetëm disa segmente te rëndësishme)
    • “Asociacioni “nuk ka kompetenca as ekzekutive e as legjislative(nuk nxjerr ligje as nuk ka organ ekzekutiv) , nuk bie ndesh me  kushtetutën me nenin 4  dhe pikat 1-7 të këtij neni.
    • ASK ,nxjerr vendime të zbatueshme për anëtarët e saj.

 

  • Kryetari i asociacionit përfaqëson brenda dhe jashtë vendit për fushat dhe kompetencat e përbashkëta të përmendura (interpretimi logjik).
  1. Themelimi i “shërbimi civil” duhet te jetë në pajtim me kushtetutën me nenin 101  –  zëvendësohet  me  emërtimin: “sekretariat ”.
  2. Themelimi i ndërmarrjeve për interesa të përbashkëta : në pajtim me kushtetutën dhe ligjin për bashkëpunim ndër komunal.

 

 

  1. Relacionet ASK me autoritetet qendrore

ASK(pika 11 e marrëveshjes) mund të përfaqësoj interesat e komunës në Gjykatën Kushtetuese   në pajtim me nenin 112  pika 4 të kushtetutës (komunat mund të kontestojnë kushtetutshmërinë e ligjeve ose akteve të Qeverisë të cilat cenojnë përgjegjësin e komunës ose zvogëlojë të hyrat e komunës në rast se komuna është prekur nga ai ligj ose akt.

 

Konkluza : Emërtimi “Asociacion i Komunave Serbe”  nuk është në pajtim  me nenin  124 (Organizimi dhe funksionimi i vetëqeverisjes lokale), si dhe nuk është në pajtim  me nenin  16 (epërsia e kushtetutës , emërtimi i marrëveshjes  bien ndesh  me nenin  81, pika 1,2,3,4,5,,6,7,8. (legjislacion me interes vital), ky emërtim nuk është në përputhje me standardet e kësaj kushtetute. Kushtetuta e Kosovës bazuar në nenin 81 e ka përcaktuar  pjesën e ligjeve  vitale për të cilat nuk mund të i nënshtrohen referendumit. Kjo nënkupton bazuar në interpretimin logjik i lirë dhe i lidhur  dhe evolutiv dhe sistematik  se:  emërtimi  “asociacioni i komunave Serbe”  nuk është në harmoni me   kushtetutën ,  komunat bazuar në nenin 124  të kushtetutës nuk kanë  referenca etnike.

Sqarim shtesë:  Kushtetuta nen nenin 124 abrogon të drejtën e komunave të cilët mund të formulojnë emërtime te tilla për zbatimin e ligjit për vetëqeverisjes lokale dhe ligjin për bashkëpunim nder-komunal përmes emërtimit të tillë.

Propozim : Ky asociacion duhet emërtohet :  Marrëveshja për Bashkëpunim  ne mes Komunave …… bazuar në nenin 124.4 të kushtetutës.

II.

 Emërtimi   në përputhje me kushtetutën sugjerohet :” Bashkëpunimi ndër Komunal”.  Si në vijim emrat komunave ….

  1. Marrëveshja është në pajtim me nenin 58 .4 dhe 58.5 , 58.6 të Kushtetutës së Kosovës

Sqarim shtesë: “Marrëveshja për asociacionin”- nuk bien ndesh me nenet e ligjit për bashkëpunim ndër –komunal  , ky ligj është në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe lejon bashkëpunimin nder-komunal duke përfshi themelimin  e ndërmarrjeve të përbashkëta  publike (neni 9.1.4), si dhe themelimin e një organi të përbashkët  administrativ Neni 9.1.2  ).

 

 

  1. Kjo marrëveshje nuk bien ndesh me nenin 22 ,pika 1-8 të kushtetutës as me nenin 53 e as me nenin 59 pikat 1- 14 te kushtetues.
  2. Marrëveshja është në harmoni me nenin 7 të kushtetues(vlerat demokratike).

 

  1. Bazuar në nenin 101 pika 1 dhe 2 Republika e Kosovës ka një shërbim unik civil dhe se vetëm dy nivelet e pushtetit kanë të drejtën e regrutimit të shërbyesve civil dhe financimin e këtij shërbimi.