Imazhi i Kosovës

Shkruar nga Jakup Murseli

Suksesi i një vendi varet shumë nga imazhi që ai vend dhe shtetasit e tij kanë tek qytetarët e vendeve tjera. Në rastin e Kosovës ,duke u bazuar në raportet e “ Kosovo’s image:Prejudices and Realities , Kosova renditët me një imazh serioz ,sepse në Evropë ,emri Kosovë ngjallë ndjenja që kanë të bejnë me konflikte etnike ,sidomos me Veriun e Kosovës , krimin e organizuar që sot paraqet kërcenim të madh për civilizimin njerëzor nga se rrënon liritë themelore të të drejtave të njeriut gjë që paraqet rrezikun permanent për funksionimin dhe zhvillimin e sistemit shoqëror dhe politik .Dukuri tjetër është trafikimi me qenje njërëzore si dhe trafikimi me mallra të ndryshme siç janë droga ,duhani dhe lloje të ndryshme të armëve.E keqja më e madhe është rrëmbimi i fëmijëve dhe femrave të moshës së re ,duke ushtruar dhunë dhe duke i dëtyrar që të ushtrojnë prostitucionin si akt i shëmtuar në një shoqëri në proces të tranzicionit,siç është shoqëria kosovare.Këto fenomene paraqesin shkelje të rëndë të dinjitetit dhe të drejtave njerëzore.Dukuritë e tilla krijojnë imazh të keq për shqiptarët dhe duke u bazuar në to,kundërshtarët e Republikës së Kosovës,nuk hezitojnë duke na paraqitur si kriminelë,si faktor destabizues i rajonit dhe më gjërë. Statistikat e botuara nga qarqe qëllimkeqe, e rendisin Kosovën në vendet me korrupcion me të lartë. Mosnjohja e Kosovës nga një numër i shteteve ,si Kina , India e disa shtete të BE ,paraqesin vështirësi në zhvillimin e proceseve demokratike dhe forcinit të shtetformimit. Ja, më poshtë sa për ilustrim ,po e marrime si shembull Kinën. Nga njoftimi i saj zyrtar ,ka deklaruar se Kosova ka shpallur pavarsinë në mënyrë të njëanshme ,duke gënjyer një publik prej miliarda qytetarësh kinezë dhe jo vetëm kinezë. Edhe propaganda serbe del me deklarata shpifëse se shqiptarët janë njerëz të varfër, të paedukuar , duke shkuar më tutje për t’u lidhur me religjion ,gjoja se shqiptarët janë fundamentalistë ,islamikë ,vehabistë etj . Për kundër këtij imazhi të keq për ne,vendet mike si SHBA,Shtetet e BE etj.kanë bindje krejtësisht tjera .E gjithë kjo ka ardhur si rrjedhojë ,aktiviteti dhe puna e suksesshme e bashkëkombasëve tanë në qarqet globale si p.sh. kemi disa figura shqiptare që me dijen dhe suksesin e tyre , kanë fituar admirimin për përkrahjen ndaj nesh dhe njohjen e Kosovës shtet.Në këtë rast po e ceku rastin e humanistes ,NënaTerezë ,shkrimtarin me renome botëroe,Ismail Kadare, kontributi i dr.Ferid Muratit në mjekësi, i Luan Krasniqit në boks pa e anashkaluar edhe Rita Orën ,e cila me denijitet e mori titullin “Ambasadore nderi ” e Republikës së Kosovës në Londër,ku është dekoruar nga Presidentja e Kosovës ,z.A.Jahjaga. Suksesi i Majlinda Kelmendit ,në xhudo , si kampione e botës, interpretimet fantastike të Inva Mulës dhe suksese të tjera ,nuk do të thotë se ka vend për t’ akomoduar dhe vetëkënaqur.Përkundrazi ,Institucionet përgjegjëse ,aty ku ka probleme ,duhet të reagojnë ,të bashkpunojnë me shoqërinë civile për ta zhvilluar strategjinë për përmirsimin e imazhit të Kosovës jashta dhe brenda vendit. Potencial serioz për ngritjen e imazhit të shtetit , pra , janë bashkatdhetarët tanë në shtetet ku jetojnë dhe punojnë, nga se një numër i tyre kanë arritje të lakmushme në sferat e arsimit,kulturës,sportit,biznesit etj. Po e theksoj se sa ka ndikim ,ta zëmë një sportist në krijimin e imazhit të mirë të një vendi : Po e paraqesim një djalosh sportist,nga Vitija , që jeton në një komunitet të vogël ,në SHBA ,me sjelljen e mirë dhe suksesin e treguar arriti në komunitetin , ku jeton , të ndryshojë përceptimet për shqiptarët në pergjithësi. Emrin e qytetit të tij ,mediat lokale , tani e shkruajnë në gjuhën shqipe , jo në versionin zyrtar në gjuhën serbe ,që bënin deri në raportimi e tij në ekip. Opinioni perceptoi se vendi i tij i lindjes është shteti i Kosovës. Shtrohet një pyetje :Shumë qytetarë të BE , nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën . A kanë bindje për një imazh jo të mirë për Kosovën? Statistikat kanë treguar se ka dallime të theksuara në krahasim me ata qytetarë që e kanë vizituar Kosovën dhe kanë një bindje me pozitive për imazhin e Kosovës , me vetë faktin se ata kanë kaluar jashtzakonisht mirë në Kosovë. Gjërat i kanë parë ashtu siç janë në realitet.Ata kanë hequr nga koka perceptimet jo të mira , të propoganduara nga qarqe që lobojnë kundër imazhit jo të mirë te vendit. Sigurisht se qeveria duhet të lobojë edhe me miq dhe personalitete të njohura për përmirësimin e imazhit. Një rast shumë i çmuar mund të merret rasti i ish-Kryeadministratorit ndërkombëtar të Kosovës Bernard Kouchner, që me pas ishte edhe ministër i punëvetë jashtme të Francës,apo edhe Jessen Petersen, ish Kryeadministrator i Kosovës , i cili shquhet për qendrimin e tij parimor ndaj Kosovës. Figura të shqura nuk përkufizohen vetëm me këta shembuj të cekur më lartë , kanalet e tilla duhet të shfrytëzohen në menyrë që opinioni pubik ndërkombëtar , të njihet dhe të bindet për qendronin pozitiv të vendit.

Autori është njohës i Diplomacisë dhe Mardhënieve Ndërkombëtare