Hashim Thaçi president i PDK-së apo i gjithë qytetarëve

Shkruan: Blerim BURJANI

Më në fund pas një drame dhe proceseve  interesante, inate, fyerje e sharje, gaz lotsjellës, protesta  u zgjedhë presidenti i vendit.  President  u zgjodh lideri i PDK-së. Paraqiti a jo unitetin, ai është president i këtij shteti, pa marr parasysh kritikave që erdhën nga të katër anët. Përderisa zhvilloheshin debatet në Kuvend, shumë deputet të opozitës e shtinin me qesh se e dinte se ata as që njohin atë po iu drejtoheshin me recital, e  ai në mënyrë cinike i shikonte dhe qeshte, shumë e njërit i erdhi rendi me ia thanë në fytyrë dhe me i recitua atij para fytyre në kuvend, e ai i shikonte! Madje edhe disa shok të tij të dikurshëm që s’mund të ishin në postet e Thaçit asnjëherë.

A duhet të ndryshojë Thaçi  në rolin e presidentit?

Kam thënë së Thaçi duhet të ndryshojë politiken partiake në politik nacionale gjithëpërfshirëse, kjo do të thotë duhet me heq dorë nga interesat totale partiake, ai në duar ka tridhjetë kompetenca që ia jep kushtetuta e Kosovës. Kompetenca që i mundësojnë atij mjaftë përdorim të fuqisë politike. Ky  duket te jetë presidenti me i fuqishëm politik më ndikim në të gjitha hallkat e mundshme shtetërore.

Pak kush e ka dashtë president atë, opozita fare, edhe pse realisht ky postë atë duhet ta transformoj komplet në një politik të moderuar, vendor, regjional dhe ndërkombëtar. Ka pas njerëz që brenda PDK-së e kanë admiruar atë që ta dërgojnë në presidencë  për të marr dikush tjetër udhëheqjen e PDK-së. Thaçi ka nevojë  në këtë cilësi të ndryshojë plotësisht  strategjinë e veprimit politik brenda  shtetit.

A do të vazhdojë  më lojëra te deritashme  a po atë do ta kaplojë sinqeriteti të cilin duhet ta ketë si president? Ai tash duhet të jetë president i të gjithë  qytetarëve. A do te jetë aktorë  i filmave me “presidentin”,  apo do te jetë realisht president i të gjithë qytetarëve prej bujkut të fshatit në Burojë e  deri  tek qytetarët e kryeqytetit? A është  i gatshëm Thaçi të ndryshojë mënyrën e të menduarit politik në vend? Deri me tash Kosova asnjëherë nuk kishte  president uniteti.

Të gjithë ishin partiak e një president është emërtuar i zarfit për nga mënyra si ka ardhur në post. Tash Thaçi duhet te ketë një kabinet plotësisht  jo politik, e jo të marrë të gjithë politik të PDK-së, do fëmijë e servil, deri tash Thaçi ka punuar me përkthyes dhe servil, a do të ndryshojë qasjen? A do ti lenë anash fanatikët e PDK–së, e kjo nuk duhet të ndodhë më, tash punësimi ne diplomacinë e jashtme nga radhët e PDK-së duhet të ndalet. Duhet kthyer përkthyesit dhe servilet e dikurshëm nëpër fshatra nga kanë ardhur e janë shkolluar në kohen e Thaçit, duke i përkthyer atij e duke u bërë profesor dhe diplomat  jashtë shteti.

Vështirë se  Thaçi  do të ndryshojë qasjen politike, puna me servil duhet të ndalet, ata ia lenë amanet Kadriut me ia rehatua ku të mundet. Tash kështu e ka kjo punë. Për këtë arsye shumë pak ka pas dhe ka besim se do të jetë president i të gjithëve, se nuk mund të ndryshojë njeriu veten dhe deceniet e punës së tij me PDK-në dhe simpatizuesit e tij në PDK. Hashim Thaçi president  pa post të kryetarit të PDK-së, ky subjekt po jetë pa të, pa figurën më të fuqishme partiake.

Thaçi do të jetë sërish garant i dialogut me Serbin për normalizim të raporteve, zbatimi i marrëveshjes për asociacionin varet nga garancat e tij për këtë krijesë. A do te mundet Thaçi të formoj Forcat e Armatosura – që ai me kushtetutë është komandant i kësaj force? Ajo që kërkojmë nga Thaçi pa marr parasysh si e ndien veten e çka thotë, dëshirojmë punë të shohim nga ai, të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës, të ndal ndërhyrjen në gjyqësor të pavarur  e prokurori e shumë gjera tjera. Le ta kryen punën sipas kushtetutës atëherë do ta kuptojmë se është president i të gjithëve e jo i PDK-së, pra ai duhet të ketë plotësisht staf të pavarur në kabinet, ekspert të disa fushave juridike, marrëdhënieve ndërkombëtare, sektorit të zhvillimit ekonomik e shumë tjerë për të përkrahur atë në këtë post.