Hashim Thaçi – figura më e mbështetur në Kosovë

Dr.Fejzi Lila

Kosovës po i afrohet momenti i zgjedhjes së presidentit. Në qëndër të debatit ka qënë dhe mbetet figura e Hashim Thaçit. Panvarësisht debatit të ashpër politik dhe mediatik, Thaçi vazhdon të dominojë opinionin publik në Kosovë.

Për momentin asnjë figurë tjetër nuk i afrohet Hashim Thaçit për postin e presidentit të Kosovës. Në demokracinë pluraliste askush mund të pretendojë që të ketë mbështetjen e të gjthë qytetarëve.

Të pretendosh për një gjë të tillë do të thotë të vuash nga sindroma e totalitarizmit. Në këto rrethana nga vëzhgimet, sondazhet, opinionistët dhe analistët shqiptarë e të huaj rezulton pa mëdyshje që Hashim Thaçi mbetet në mënyrë të qëndrueshme figura më e mbështetur dhe më gjithëpërfshirëse në Kosovë.

Nga vëzhgimet e insitutit tonë të studimeve ndërkombëtare rezulton se personaliteti i Hashim Thaçit gëzon mbështetje të gjërë dhe të qëndrueshme të shumicës të qeverive të shteteve euroatlantike.

Nuk ka dyshim që ai do zgjidhet president i Kosovës dhe do të jetë një faktor pozitiv për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës, për ruajtjen e integritetit territorial të saj, për zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare si dhe për orientimin dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.