Harrone BE-ne, kapuni për NATO!

Harrone BE-ne, kapuni për NATO! 1. Kosova, duket që shumë vonë për të mos thënë kurr, nuk do të bëhet pjesë e BE-s. 2. Në NATO, gjasat janë reale dhe shumë profitabile edhe për shkak të sigurisë dhe stabilitetit, të jo vetëm Ballkanit Perëndimor (lexo; minus Sllovenia e Kroacia, e plus Shqipëria), por edhe gjithë Evropës Juglindore. 3. Si kundërpërgjigje ndaj këtij injorimi të djeshëm nga ana e Brukselit, Kosovës i duhet një ritestim, në formë të debatit publik rreth opsionit të bashkimit kombëtar. Qoftë edhe me alibinë e referendumit. a/. Kosova, nuk mund të vazhdojë deri në amshim me premtime të kota, sikurse rasti i Turqisë, ku për pesë dekada u “ushqye” shpresa e integrimit. Dhe në fund, ajo u “mbyt”me lloj pretekstesh…b/. Kosova, nuk mund të vazhdoj shkaku se, aktualisht në BE-ane, janë duke ndodhur dy procese antipode; ai integrues (Brukseli) dhe ai dezintegrues (Londra); . c/. Kosova, nuk mund të vazhdoj shkaku se, rregullat strikte të zgjerimit të saj nuk e lejojnë anëtarësimin e plotë, të një teritorri që nuk e njohin të gjithë.