Gjesti si mbulesë!

S’ka dilemë se euforia na humbë arsyen e vendimmarrjes efektive shtetërore, sa keq edhe 20 vite pas çlirimit.

Vetëm duhet me ditë secili nga ne se Njësia Speciale e Policisë se Kosovës, do te na bëntë shumë me krenar qe te zbatonte vendimet parasegjithash të:

Autoritetit Rregullativ te Hekurdhave te Kosovës , qe mos te lejoj trenin nga Serbia te hyj ne Kosovë çdo ditë besoi aty ka qindra Gjuriça.

Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare ,qe telekomi serb dhe posta serbe mos te veproi ne kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe aty ka qindra Gjuriça.

Zyres se Rregullatorit te Energjisë,qe mos te operoi ilegalisht furnizimi i energjisë elektrike ne Republiken e Kosovës.

Vendimet e MPB per operimin e strukturave ilegale te sigurisë serbe brenda Kosovës.

Kjo i bie qe kinse arën punoje, por gardhin mos ma the.

Knaqësia e vërtetë është efektiviteti i shtetit në çdo fushë, e jo gjestet 5 minutëshe te Njësisë Speciale te Policisë se Kosovës.

Euforia jonë po ngacmohet me gjeste si mbulesë e deshtimeve në fushat tjera ne raport me Serbinë.

Shkruan: Xhevdet Smakiqi – Anëtar i Nismas Socialdemokrate