Gecaj i reagon ashpër Thaçit

Ish këshilltari i kryeministrit Mustafa ,Bajram Gecaj i ka reagur presidentit Thaçi duke i treguar se LDK-ja është një parti e interesit kombëtar dhe se egoizmat e tij nuk i zgjidhin problemet e vendit.

Lexoni më poshtë statusin e plotë:

Ofendimet, arroganca, dinakëria, rraha-gjoksi, egoizmi, sarkazmi primitiv e humori “i pakripë”, të cilat në konferencën tuaj të sotme i dëgjuam me bollëk, nuk i zgjidh problemet e mëdha z. President! Bash asnjë çështje me interes nacional nuk ke mund më herët dhe nuk do të mund ta zgjidhësh as në të ardhmen pa miratimin e LDK-së, partisë që, për dallim nga ju, interesin kombëtar e vendos çdoherë mbi atë individual apo grupor! Si nuk e vëreni që jeni shndërruar në një “gjarpër shtëpie” – gjarpër që tanimë e njohim shumë mirë?