“Fake news” made in Kosova, nuk janë të rastësishme

“Fake news” made in Kosova, nuk janë të rastësishme 1. Në kohën tonë rrjetet sociale… kanë “pronësuar”, pothuajse në mënyrë të habitshme dhe të rrufeshme rolin e ndërmjetësuesit (“big social sandwich”) tradicional, që vijëzohej zakonisht; mes “publikut të gjerë” dhe “politikës së pakët”mediokre. 2. Tani partitë politike dhe politikanët e kotit, përmes doktrinës së njohur të spinë doktorëve, po e arrijnë ta kontrollojnë (lexo; manipulojnë) dhe menaxhojnë mjeshtërisht “frymëmarrjen” aktive të opinionit publik të shoqërive shqiptare. 3. Sa më shumë që rrjetet sociale mercenare ta reduktojnë diskursin publik politik (për temat madhore të interesit kombëtar e shtetërorë) në prezantime e platforma të thjeshta argëtuese, aq më shumë do i realizojnë pritjet e padronëve të tyre…antishqiptar.