Bashkësi, Asociacion apo Zajednicë

Shkruar nga Ilir A. Dugolli , mr. sc. Filozofisë

Nënshkrimi i një marrëveshje në Bruksel, që ndodhi me datë 25.08 2015, ishte në vazhdën e tendencave për stabilizimin e brishtësisë ndër fqinjësore me Serbinë. Pas shumë takimeve maratonike, nën monitorimin dhe ndërmjetësimin e Brukselit, gjë që ky monitorim dhe ndërmjetësim, në të njëjtën kohë përllogaritet edhe si garanci e fortë për implementimin e derivatit “Asociacion “ , u firmos epilogu i bisedimeve nga të dy palët, shtetet, apo kryeministrat e vendeve respektive. Nuk bënë të kemi as edhe më të voglin dyshim se pas kësaj pune të mundimshme shumë dimensionale, të mos ishin të kyçur, grupe ekspertesh të lëmive të ndryshme , varësisht nga konteksti i temave të potencuara nëpër draftet e marrëveshjes, nga të dy palët. Pra, puna është bërë nga ekspertët nga të dy anët.
Duke u bazuar në disa deklarata të karakterit opozitarë, në disa analiza të nxituara të analistëve të margjinalizuar dhe të rafinuar mirë, vetvetiu duhet të lindeshin disa pyetje hipotetike si; Si ka mundësi të pranon ndonjëra palë, ta quaj kushtimisht një tradhti ndaj vendit të tyre, ?, Kush na qenka fituesi dhe kush humbësi ?!, Ku qëndron interesi thelbësorë i palëve ? I cilit shtet llogaritët të jetë Asociacioni dhe për kënd? A ka mundur të jetë më i mirë për shqiptarët ky Asociacion? Cila është jetëgjatësia e tij, në raport me shtetin? etj.
Për tu dhënë përgjegjëje serioze këtyre pyetjeve hipotetike, mendoj se duhet vështruar nga logjika shtetërore, nga arsyeja e shëndosh dhe duke u liruar apo mënjanuar konceptet e formësuara të ngjyrimeve politike, të rezervave të ndonjë bajraktarizmit eventual, që pa dyshim vijnë si shkak i mungesës së justifikimit të arsyeshëm të tyre dhe xhelozisë politike , në raport me këtë, të apstrahohen iluzionet dhe analiza e bërë, të ketë një përgjegjësi morale dhe etike të një analisti të mirëfilltë, pavarësisht nga simpatitë apo antipatitë partiake, sepse kohëve të fundit sikur po jenë të theksuara opinionet e tyre me nuanca partiake.
Fillimisht mund të themi se pyetja e parë, bartë me vete edhe ca rreziqe nëse vërtet ekziston “ tradhtia” ndaj vendeve përkatëse nga njerëzit e pakënaqur të tyre. Tani, për të qen më të qartë,duhet selektuar këtë marrëveshje të arritur në raport me shtetin e Kosovës. Për të shtjelluar dhe trajtuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duhet potencuar një thënie popullore tonën; “Secili e qanë hallin e vet, ndërsa mulligjiu të ujët “. Edhe ne duhet të merremi me punët tona dhe jo të jetojmë me iluzione dhe paradokse, me metoda komperative nga praktikat e shteteve tjera, sepse fundi fundit shtete dhe rastet tjera kanë pas gjithashtu edhe situata politike dhe rrethana tjera. Më pas pyetjes së parë, ndërthuren edhe disa pyetje shtesë si ; Ku është interesi këtyre “tradhtarëve” që nënshkruan një gjë të tillë, që opozita e quan kaq të dëmshme?!
… dhe nuk e besoj se do të jen tradhtuar dhe do të quhet “tradhti” nëse kuptohen drejt dhe mirë rregullat demokratike. Nuk e besohet të ketë ndonjë interes personal, veç të mirës së shtetit, të kenë nënshkruar pala Kosovare. Si në çdo vend të botës, vendet që kanë dal nga lufta, gjithmonë kanë pas biseda, negociata, fërkime dhe përplasje politike me ish pushtuesin, por edhe me forcat politike brenda shtetit, duke hedhur dyshimin në pa fuqinë, dhe në paditurinë e tyre, sepse ata kanë qen të pushtuar dhe si të tillë, kanë qen më larg rrjedhave politike dhe diplomatike. Fundi fundit, e gjithë kjo është konformë kushtetutës së Republikës së Kosovës. Pse duhet të jemi ne shqiptarët ata të cilët mos të ju besojmë institucioneve tona, për të cilën kanë marr dritën jeshile edhe nga më të votuarit tanë në Parlament, ti frikësohemi minoritarëve, pse nuk po u dashka të llogaritet ky Asociacion i komunave serbe të Kosovës, se është asociacion i Kosovës, së bashku me banorët e saj Serb, për deri sa plot gojën e kanë, opozita dhe shumë analist opozitar “ shtet multietnik” gjë që edhe kështu është e njohur nga shtete më të fuqishme botërore. A thua është vërtet patriotizëm të mundësosh jetë dhe zhvillim më të lehtë vetëm një komuniteti, duke mos llogaritur këtu edhe minoritetet?, kjo nuk praktikohet kështu në logjikën evropiane, ashtu siç nuk është patriotizëm dhe logjikë shtetërore të japësh mundësin ekzekutive, e ndërhyrjeve të Bashkësive, Asociacioneve apo Zajednicave ( siç quhen në terma nga përkthimi ose nga dëshira dhe prirjet) në ndërhyrjen në punët e brendshme dhe të jashtme të shtetit. Pra këtu nuk është fjala për tradhti, por është fjala për koncept rreth koncepteve, për socializim dhe risocializim brenda ombrellës kushtetutare të Republikës së Kosovës.
Nëse dëshirojmë të prijmë së mbari, atëherë pse duhet llogaritur në atë se kush është humbës dhe kush fitues. Kjo tezë, ngërthen në vete dualizma konfrontal, dhe ne nuk duhet të jemi ata të cilët masim me të njëjtin metër, nuk duhet shikuar gjërat nga ai prizëm sepse Kosova është ajo që më së shumti e ka pësuar nga lufta dhe barbaritë serbe. Tani më kur jemi në një pozitë më avancuese ne raport me minoritet, pozicionin tonë e forcon edhe më shumë liberalizimi dhe jetësimi i ideve edhe ndaj tyre.
Interesi thelbësor i yni, nuk është vetëm sa për të përmbushur një obligim ndërkombëtar në raport me relativizmin e marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbin, por interes kryesor i yni duhet të jetë rikthimi i normalitetit të humbur, tash e pesëmbëdhjetë vite me herët., në ato pjesë të Kosovës ku jetojnë serbët, nëpërmes socializimit dhe risocializimit në shoqërinë kosovare.
Ne, Asociacionin duhet ta llogarisim si një mundësi shtesë për serbët kosovarë, pa të cilën nuk po kanë sukses një pjesë e banorëve të shtetit tonë të ndihen mirë. Duhet kuptuar, se çdo fillim e ka edhe mbarimin. Edhe kjo, “Zajednicë” një ditë do të zhbëhet, edhe nga vet serbët. Sepse do ta kuptojnë civilizimin evropian të shqiptarëve kosovarë dhe do të jetë e pa nevojshme të funksionoj më si e tillë.
E gjithë ky procesi negocues rreth formimit të “Zajendicës”, duhet të ishte edhe më i mirë për të përfituar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvexhës dhe Bujanofcit në emër të demokratizimit të Serbisë,. E drejta nuk do të ishte e drejtë nëse është e selektuar, nga se e pa drejta nuk lindë e një anshme. Ekziston e pa drejta ndaj dikujt, dhe nuk ekziston e drejta ndaj askujt! Në këtë kontekst, duhet të kishin përfituar edhe shqiptarët që jetojnë në kufijtë administrative serb.
Dhjetë, njëzet apo tridhjetë vite, për një individ, grup, shoqëri, mund të jetë goxha domethënëse sa i përket intuitës “kohë”, por në raport me jetëgjatësinë e shtetit e të kombit, nuk janë fare, ose thënë ndryshe , janë një hiq. U potencua edhe më lart. Çdo gjë që ka krijuar njeriu ka fillimin e vet, për të përfunduar, asgjë nuk ka filluar për të mos u shuar. Për tu futur më thellë në elaborim të kësaj çështje të jetëgjatësisë,është me rëndësi të dihet, se çdo gjë brenda dhe jashtë universit, ekzistojnë si pasojë ose si shkak i duajenveve. Po të mos ishte nata, nuk do të kishte vlerë dita, po të mos ishte ngjyra e bardhë, nuk do të kishte kuptim e zeza, dhe anasjelltas, kurse në rastin tonë, po mos të ishte fillimi nuk do të kishte mbarim. Pra mbarim do të ketë edhe kjo “Zajednicë”.