Asociimi mes MSA-së dhe liberalizimit të vizave

Shkruan: Denur PAÇAKU
Bashkimi Evropian përveç meritave të shumta, duhet t’i pranoj kokulur edhe disa gabime kontradiktore që i ka bërë! Gabime, jo vetëm në rastin e Republikës sonë, por edhe ndaj shteteve e marrëveshjeve të ndryshme. Në rastin e Kosovës, nga një profil tjetër po kushtëzon e kundërshton Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke menduar se asociimi i shtetit tonë dhe popullit përbrenda arrihet nga raportet me theks te veçantë tregtar, me shtetet tjera të Evropës dhe vetë shteteve përbrenda Bashkimit Evropian. Jo!

 

Nëse kemi një “njësi matëse” të asociimit, atëherë ajo do të ishte më e madhe në rastin kur Komisioni LIBE, Parlamenti Evropian e Këshilli Evropian, bashkë me institucionet tjera, ia heqin prangat nga duart e këmbët popullit përbrenda Kosovës, me liberalizim vizash, e jo me liberalizim të besimit që gjërat janë në proces. Të mendosh këso asociime është e dhimbshme karshi një shteti si Kosova që gjithë historinë e tij politike të pasluftës e ka pasur, e ka dhe do ta ketë të orientuar nga Bashkimi Evropian, për të cilin ka fakte të gjalla skepticizmi(Britani, Hungari, Itali, Çeki, Gjermani, me rritjen e partive politike të orientuara nga ideologjitë e së djathtës ekstreme) anë e mbanë Kontinentit Evropian, e që krijojnë përshtypje shembjeje e individualizmi.

 

Këtij dështimi, që nuk bënë të mbulohet nga lajmet tjera politike, duhet t’i shtohen edhe momentet e dështimeve të brendshme e ato në politikën e jashtme të cilat kanë sjellë një frymë të asaj që luftimi i korrupsionit, demarkimet e territorit e çështje të tjera duhet të bëhen për BE-në dhe jo për qytetarët e Republikës.

 

Një nga faktet më të fuqishme, që tregon se Kosova e ka tepër të vështirë rrugën drejt BE-së, e që shprehimisht nuk varet vetëm nga kjo e fundit!