Amatorizimi si parim i vendimarrjes !

Shkruan: Xhevdet Smakiqi – Anëtar i Nismas dhe Njohës i rrjedhave politike

Demarkacioni me Malin e Zi si procedurë ligjore mbetet ende draft marrveshje pa ratifikim nga Kuvendi i Republikes se Kosovës , sipas nenit 18 të Kushtetutes së Republikes së Kosovës, nderkohë qe bëhet presion gjithëfare deri në piken se ‘ska kthim edhe pse ende i pa mbyllur juridikisht qe të aprovohet.

Kurse për Ligjin Për Dhomat e Specializuara që është në fuqi, ku edhe është amandamentuar Kushtetuta e Republikes se Kosovës, bëhen qasje dhe veprime amatore politike që te anulohet, thuajse është një proces i thjeshtë ligjor.

Kush e ka lexuar Ligjin Për Dhomat e Specializuara aty ekziston Gjykata Kushtetuese e veçantë për kushtetueshmerinë e rregulloreve vendimeve e procdurave , bile sivjet kjo Gjykatë Speciale e ka shqyrtuar kushtetutshmerinë e Rregullorës se Punës se Dhomave të Specializuara si Gjykatë Kushtetuese jashtë Kosovës pra brenda ligjit për dhomat e specializuara.

Po ashtu në ligj ekziston edhe instutitucioni i Ombudespersonit për fushëveprimin e Dhomave të Specializuara.

Po sipas këtij Ligji Kosova ka nënshkruar Marrveshje Bilaterale me Mbretrinë e Holandes e cila është ratifkuar nga Parlamenti Holandez.

Për dëmet pa drejtësinë viktimzimin e brezit me të përkushtuar për lirinë dhe Ushtrinë Çlirimtare e Kosovës as qe diskutohet ato tashmë janë shkaktuar pasiqe pasojat veq kan nisur do te jenë të pa ri parueshme me dekada.

Nëse ekzistojnë 2/3 e vullnetit të Kuvendit të Republikës se Kosovës bartja e sovranitetit mund të revokohet duke e amadamnetuar serish Kushtetuten e Republikës së Kosovës do me thënë sovraniteti ti kthehet shtetit të Kosovës, duke mos llogaritur pasojat politike nga BE dhe SHBA.

Një urtësi shqiptare na mëson

Prite punën pa u ba se kur të bahet mos ban za.