A është koha ta kalojmë tallavanë?

Kur ishim nën robëri deri 1999 e vetmja liri qe e kishim ishte shpirti i lirë dhe atë për një numër jo te madh te tërsisë se popullit të Kosovës.

Psh: në vitet e Jugosllavisë mbi 80% kishim shamijat e kuqe si fëmijë dhe festonim me entuziazem ditëlindjen e Titos 25 Majin, nuk na biente ne mend 28 Nentori, vetem kush kishte me shumë guxim e mbante flamurin kuq e zi brenda në sanduk te drurit në shtëpi .

Mbi 65% punonin në organizatat e punes se bashkuar, Koperativat, e nderrmarrjet shoqërore dhe administratë te KSAK nuk i fajsojë ishte sistem i gjatë me dekada.

Po në te njejtën periudhë ishte një grusht patriotësh si Levizja Adem Demaçi, Fazli Graiçevci, Metush Krasniqi, Smajl Haradinaj, Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Afrim Zhitia, Nuhi Berisha etj e deri te UÇK-ja qe në vend te festave torturoheshin e ndjekeshin nga ish kombasit e vet me urdhëra nga Beogradi.

Sot e 19 vite jemi në liri fizike, e besa sistem politik edhe pse te përzier me sisteme te misioneve ndërkombëtare rrënjesishtë kemi sistem te ndryshem pa frike te lirisë fizike, kurse ai shpirti patriotik i pakicës qe triumfoi ne vitin 1999 nuk do te dukej i nevojshem pas çlirimit te Kosovës.

Tash e 18 vjet shumica e pionerëve, partizanëve e komunistave u shënderruan në kuazi patriotë pasi qe ndjenin deficitin e patrioteve te vërtetë qe vuajten e u vranë deri 1999.

Në vend qe ti lejmë institucionet sipas protokollit ti organziojnë festat nderimet protokollare, ne nuk dalim dot nga #Tallavaja duke postuar foto me shqiponjë i madh e vogël, privatisht familjarisht, e si zytar shtetrorë pra duke u dukur te hutuar e duke i humbur dhe kuptimin kësaj feste me kulturen jo institucioanle arkaike e pa displinë shtetërore.

Madje sipas ligjit te Kosovës per Festat Zyrtare 28 Nentori nuk gjendet si festë zytare, në Qeverinë Mustafa ishte ditë pune, kurse Qeveria e ka bërë jo ditë pune sot 28.11.2018, edhe kjo mënyrë konfirmon tallavanë ligjore në sistemin juridik.

Gjithçka e shënderrojmë në #Tallava duke u shëndrruar ne tallava patriotë.

Urimi me i mirë dhe respekti për brezat e flijuar me luftë e pend prej Rilindasëve e deri te UÇK-ja është te dalim nga #Tallavaja e festimit e udhëheqjes se shtetit.

P.S
Fotoja është bërë një ditë te zakonshme nga unë ku fëmjët tonë duhet ti mësojmë qe te vlerësojnë e lartësojnë sakrificën e brezave dhe Jasharëve komandantit legjendar të UÇK-së.

Autori është anëtar i Kryesisë së Nisma Socialdemokrate.