A duhet bërë luftë që më dashtë flamurin e Kosovës?

Nga: Nexhmedin Spahiu

Tani kur po behën 103 vjet nga kur u ngrit flamuri kombëtar shqiptar në Vlorë, qëndrimi i shqiptarëve të Kosovës ndaj flamurit kombëtar kosovar na kujton qëndrimin refuzues të viteve 1912-1920 që shqiptarët në Tiranë ë Vlorë kishin ndaj flamurit kombëtar shqiptar.

Kur patriotët shqiptarë e ngritën në Tiranë flamurin me shqiponjë më 26 Nëntor 1912, populli i Tiranës u ngrit dhe e dogji sikurse edhe u dogj në Prishtinë flamuri që Ibrahim Rugova propozoi për Flamur Kombëtar të Kosovës.

Kur më 28 Nëntor 1912 patriotët shqiptarë shpallën pavarësinë e Shqipërisë, nuk patën guximin që po atë ditë (siç gënjejnë ca historianë tanë) edhe ta ngrisin flamurin me shqiponjë. Në Vlorë nuk kishte ushtri të huaja, por patriotët kishin frikë ta ngrisnin flamurin me shqiponjë nga populli i Vlorës që e konsideronte vetën milet osman nuk donte t’ia dinte së çfarë do të thotë komb shqiptar. U dësht ta prisnin Isa Bolëtinin më 300 luftarët ë tij, për të marrë guxim ta ngisin flamurin me shqiponjë.

Flamuri Kombëtar Shqiptar u bë popullor dhe i dashur tek kur agallarët ë Vlorës e vunë në ballë të luftës këtë flamur më 1920 dhe çliruan Vlorën. Dmth. popullit të Shqipërisë iu deshtën 8 vjet për me dashtë flamurin, për më besu që Shqipëria do të mbijetojë.
Kosova po i bënë 8 vite pavarësi, por shqiptarët e Kosovës edhe pse në kohë të satelitëvë dhë internetit, edhe pse Kosova përkrahet nga fuqitë më të mëdha botërore, akoma nuk bësojnë së shteti i Kosovës do të mbijetojë ,e këtë e shprehin me qëndrimin e tyrë ndaj flamurit kombëtar kosovar.