A do t’i ndodh Vuçiqit rrëzimi nga pushteti si Millosheviqit !?

Shkruan:  Fatmir SHEHOLLI, Drejtor i IAMN:
Çdo liderë institucional i Serbise qe nga Millosheviqi, permes Koshtunices, Daqiqit e deri te presidenti i parafundit te Serbise Boris Tadiq, siç thot nje proverbe popullor, “ paten mare ne thua”  e jane rrezuar ne kokerr te shpines kur ju kane çasur Kosoves jorealisht!

Si duket ky fat politik po e percjelle edhe presidentin aktual te Serbise Aleksandar Vuçiq!? Ne Beograd, Nish, Kragujevc e Novi Sad po organizohen protesta qytetare te cilat cdo here e me shume po masivizohen. Keshtu pate ndodhur kur ne vitin 2000 paten filluar protestat gjithepopullore ne Serbi kur nga pushteti u rrezua Millosheviqi. Tani ka nje ndryshim, protestuesve serbe ne Beograd e gjetiu po ju prijne artistet, shkrimtaret, intelektualët, sportistet dhe qytetare te pakënaqur me pushtetin autokrate te Vuçiqit. Pra ne krye te protestave qytetaret serbe  ne Serbi nuk po lejojne qe politikajt te jene! Kjo dmth qe popullata serbe akademike dhe e artistve e sportistve nuk deshiron te identifikohet me asnje parti politike opozitare ne Serbi. Ky vetedijisim i kesaj shtrese serbe eshte porosi edhe per opoziten ne Serbi qe “ nuk ju besojme”!?

Megjithate, si duket fati i Vuçiqit pas 6 vitesh te pushtetit te tij absolut  eshte lekundur ne themele. Nje intelektual serbe i Beogradit me tha para ca ditesh “ Vuçiqi nuk do te largohet ne paqe nga pushteti. Duhet ti ndodhe populli sepse vetem atehere do ta rrezojm nga pushteti”. Kjo dmth qe populli serbe ne Serbi nese dëshiron pa dhune te largoje Vuçiqin nevojitet te masivizohet ne protesta. Nje proteste e tille eshte paralajmruar per 16 janar ne nje vjetorin e vrasjes se politikanit serbe nga Kosova Oliver Ivanoviq. Sipas  deklaratave te organizatorve te ketyre protestave “pasi qe Vuçiqi po genjen ne opinion se jemi shume pak prostestues, edhe pse heren e fundit ishin vetem ne Beograd 50 mije protestues, atehere ai le t’na numron sa jemi, kurse ne do t’ia numrojm edhe sa dite i ka pushtet”. Nga ky konstatim i organizatorve shifet vendosmeria e tyre e palekundur ne qellimin e rrezimit nga pushteti te Vuçiqit. Shumica e protestuesve aktual po e kerkojn rrezimin nga pushteti te Vuçiqit per shkake te pushtetit siq thone dikatorial ne çdo sfere jetesore. Çeshtja e Kosoves sipas tyre nuk eshte pjese e organizimit te protestave per rrenimin e pushtetit te Vuçiqit por pushteti i tij dikatorial ne Serbi. Pjesa dermuese e organizatorve te protestave konsiderojn se çeshtja e Kosoves ka perfunduar dhe Vuçiqi kete çeshtje e ka perdorur vetem si alibi per te qendruar ne pushtet.

Presidenti serbe, edhe pse publikisht nuk po deshiron te pranoje qe masovizimi i protestave ia ka “ shkundur pluhurin” e pushtetit te tij autokrat, megjithate ka filluar te refleltoj duke i ofruar opozites serbe zgjedhje parlamentare. Por Vuçiqi ne kete rast ka gabuar rende, ai nuk eshte duke u perballe me opoziten serbe por me qytetare apolitik  te cilet nuk po i lejojn as opozites serbe te jete ne krye te protestave. Ky moment eshte i jashtezakonshem dhe duket pa zgjidhje per Vuçiqin ne muajte e ardhshem.

Mbetet te shohim a do te rrënohet nga pushteti Vuçiqi sikurse shefi i tij ne vitet e 90’ Sllobodan Millosheviq!?