Në Prishtinë gjenden 500 euro të falsifikuara

Të premten e javës së kaluar një person nga Prishtina ka njoftuar policinë se ka hasur në një kartëmonedhë të falsifikuar

Ankuesi ka raportuar se e ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se kartëmonedha është konfiskuar për procedura hetimore.

“Prishtinë 05.07.2019 – 12:00.Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Nga njësiti policor monedha është konfiskuar për procedura të mëtejme hetimore”, theksohet në raportin e policisë.