Ushqyerja me gji rrit intelegjencën

Ushqyerja me gji ndikon pozitivisht në inteligjencën e fëmijës kur të rritet.

Në këtë përfundim ka arritur një grup shkencëtarësh të universitetit federal brazilian në Pelotas. 3500 persona kanë qënë pjesë e këtij studimi, të botuar edhe në revistat e specializuara mjekësore, që prej lindjes së tyre e deri në moshë madhore.

Ata që ishin ushqyer me gji shfaqën rezultate shumë të larta në testet e inteligjencës si të rritur. Shkencëtarët rekomandojnë një periudhë si të detyrueshme minimale 6 – mujore të ushqyerjes me gji. Studimi përcaktoi se ata fëmijë që ishin ushqyer akoma edhe më gjatë në kohë, ishin të parët në rezultatet e inteligjencë.

Po ashtu, këta fëmijë kishin shansin për arsimimin më të mirë, si dhe për të fituar më shumë të ardhura sit ë rritur. Rezultatet e studimit kanë rëndësi edhe për faktin se këta individë me rezultate të larta kishin prejardhje nga familje që u përkisnin shtresave të ndryshme ekonomiko -sociale.

Megjithatë, shkencëtarët nuk lanë pa marrë në konsideratë edhe faktorë të tjerë që ndikojnë te inteligjenca, si pesha në lindje e fëmijës, apo sidomos arsimimi i nënës.