Ushqimet që duhet të konsumojnë femrat për uljen e depresionit pas lindjes

Ka shumë femra që bien në depresion pasi lindin fëmijën. Kjo mund të ndodhë për shkaqe të ndryshme. Por ka shumë mënyra sesi mund ta shmangim dhe si të jemi në një formë të mirë pas lindjes.

 Depresioni pas lindjes nuk largohet vetëm duke pasur njerëzit e dashur afër, por edhe një dietë e mirë të ndihmon për ta kaluar këtë situatë.

Çfarë duhet të konsumoni pas lindjes së fëmijës ?

Sipas një studimi të fundit të kryer nga Universiteti i New Hampshire, Durham, United States, nënat pas lindjes duhet të konsumojnë peshk. Të tilla si sardelet, salmon dhe ton. Konsumimi i peshkut i ndihmon ato për të ulur rrezikun e këtij lloj depresioni si dhe kanë efekt pozitiv rreth sëmundjeve nervore.

Shkencëtarët, të cilët publikuan këto rezultate studiuan në lidhje me depresionin pas lindjes dhe zbuluan se gjatë këtyre momenteve trupi i gruas prodhon disa substanca që ndikojnë negativisht në humor.

Kjo gjë shkakton edhe depresion që në shumë raste bëhet një problem tepër serioz.

Për ta kaluar sa më mirë këtë periudhë këshillohet që në dietën tuaj të ushqimit të shtoni sa më shumë peshk i cili është i pasur me omega 3, acide yndyrore dhe substanca që neutralizojnë veprimin e citokineve të dëmshme.