Ushqimet integrale mbajnë larg sëmundjet

Kush deri më tani nuk ka ngrënë bukë të zezë, si dhe produkte të tjera me bazë drithëra dhe integrale, nga sot do të ketë shumë arsye për t’i konsumuar.

Të mirat e integraleve janë theksuar dhe nga ekspertë të Universitetit të shëndetit në Boston “Harvard School of Public Health”.

Studimet kanë treguar se të ushqehesh me integrale është një mënyrë efikase për të qendruar larg sëmundjeve.

Anthony Fardet, udhëheqësi i studimit është shprehur se konsumumi i integraleve ul ndjeshëm rrezikun e atakut në zemër, rrezikun për t’u prekur nga diabeti, tumori, stresi etj.

“Buka e zezë përmban fibra të cilat ndihmojnë aparatin tretës, përmban disa acide lyrore edhe vitaminën E, si dhe sasi të konsiderueshme hekuri, kalciumi, acidi folik, vitamine B dhe sasi të mëdha magnezi i cili është i domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit. Kjo e bën bukën e zezë shumë të shëndetshme për ata që vuajnë nga diabeti”, thekson Fardet.

Gjithashtu përdorimi i integraleve ndihmon në ruajtjen e linjave, pasi individi ushqehet shëndetshëm dhe pa kalori të tepërta.