Udhëzues mode për veshje pa gabim: Kombinimet sikur janë krijuar për ditët më të ftohta të cilat do të na vijnë!

Temperaturat e vjeshtës janë ideale për eksperimentim me gardërobë

Kësaj vjeshte dhe këtij dimri të gjithë i gëzohemi më shumë e viteve të mëparshme, sepse në vend të ngjyrave të zymta në majë të listës së modës janë ngjyrat e zjarrta dhe mbresëlënëse.

Bashkimet e pazakonta, siç janë ngjyra e kuqe dhe ajo e trëndafilta, xhinset e bardha dhe palltot interesante, janë ato që do të shihen më shpesh.

Ekspertët e modës thonë që këtë sezon janë hit absolut rrobat shumëngjyrëshe, të cilat do të sjellin pak freski në ditët e zymta.

Koha është që aventurat e modës të fillojnë. Po ju sjellim disa veshje interesante.

Kombinimi i ngjyrës së gështenjtë me të gjelbrën duket shumë bukur

Xhinset e bardha dhe xhaketat e lëkurës janë rroba të cilat patjetër duhet t’i keni në gardërobën tuaj sivjet

Manteli i lëkurës, gjithashtu, është hit i madh mode.