Tri rregulla të thjeshta që Steve Jobs ndiqte për ta frymëzuar kreativitetin

Disa ditë duhet sikur truri nuk ju punon, kur është fjala për kreativitet. Ndjeheni të lodhur, jo kreativ, dhe asnjë sasi e kafeinës duhet se nuk ju ndihmon.

Do të përqendrohemi në një ikonë modern, çka bënte Steve Jobs në momentet kur ndjente një bllok mental? Jobs ishte një mendje e adhuruar për kreativitet, i cili dukej se kishte përgjigje për çdo pyetje, përcjell KosovaPress.

Më poshtë tri gjëra që Jobs bënte për të ndihmuar kreativitetin:

Mendoni teksa ecni

Nuk është sekret që ushtrimet ndihmojnë një formë të shëndetshme të mendjes, po ashtu edhe të trupit. Jobs shpesh ecte për të qartësuar mendjen, dhe për të kërkuar momentin kur gjërat marrin kuptimin që kërkon.

Meditimi

Meditimi është më i vështirë se që tingëllon, mirëpo ka arsye që njerëzit më të suksesshëm në botë mbështeten në këtë praktikë paqësore për të mbajtur jetën në rend. Një nga ta ishte edhe i famshmi Jobs.

Krijoni një tjetër interes

Kjo mund të ju tingëllojë më shumë si shpërqendrim se një metodë për frymëzim, mirëpo Steve Jobs këmbëngulte se “kreativiteti është thjesht aftësia për t’i lidhur gjërat”.