Tri mënyra për të shpëtuar veten nga dikush që flet shumë

Të gjithë kemi një person në familje ose në zyrë që flet gjatë gjithë kohës. Disa njerëz thjesht shprehin mendimet e tyre dhe nuk mund të ndalen

Sigurisht, është e rëndësishme të jesh njeri i sjellshëm dhe të mos ndërpresësh të tjerët, teksa të tjerët flasin. Mirëpo, ndonjëherë ka persona që të lodhin shumë teksa flasin. Si të shmangni njerëzit që flasin shumë, me takt?

Mësoni 3 këshilla të dobishme që mund t’ju ndihmojnë të përfundoni një bisedë që nuk ju intereson.

Pyeteni personin me të cilin po flisni, nëse mund ta ndërprisni

Nëse të gjitha përpjekjet tuaja të mëparshme për të përfunduar bisedën nuk kanë rezultuar të suksesshme, atëherë është koha që me edukatë t’i ndaloni ata. Për një moment, pyeteni personin me të cilin po bashkëbisedoni, nëse mund ta ndërprisni, sepse nuk keni kuptuar diçka në lidhje me temën që po flisni.

Thuajini që nuk keni kohë

Ndonjëherë, njerëzit thjesht nuk mund ta kuptojnë se po ju bezdisin. Në momentit që nuk po e duroni më këtë bisedë, një largim me stil do të ishte “thjesht nuk kam më kohë”.

Thjesht largohuni

Është e vrazhdët, por efektive. Nëse arrini në pikën që personi me të cilin po flisni nuk po e kupton gjuhën e trupit tuaj, atëherë është koha që të largoheni. Në fund të fundit, kjo është jeta juaj dhe nuk keni kohë për ta shpenzuar me persona të cilët nuk keni dëshirë të qëndroni.