Tri mënyra interesante për të humbur peshë pa ushtruar fare

Dëshironi të humbni peshë pa u munduar fare?

Nuk jeni të vetmit! Përderisa shumë njerëz e kanë të vështirë të humbin peshë, faktikisht ka disa mënyra se si mund të digjni kalori pa shkuar fare në palestër.

Pastrimi i shtëpisë

Një studim i fundit, i kryer nga “Good Housekeeping Institute’, ka zbuluar se njerëzit mund t’i djegin deri në 600 kalori duke pastruar në shtëpi.

Pastrimi intensiv i shtëpisë, siç është pastrimi i dritareve dhe i tualetit, mund t’ju ndihmojë që të keni një formë fantastike – gjithashtu edhe shtëpia do të duket mirë!

Studimi ka zbuluar se pastrimi i dritareve ka qenë aktiviteti që më së shumti djegë kalori, ku pjesëmarrësit mund t’i djegin deri në 115 kalori brenda 20 minutave.

Pastrimi i tualetit mund t’i djegë mesatarisht 100 kalori, ndërkaq fshirja e pluhurave mund t’i djegë 200 kalori për 40 minuta.

Shikimi i një filmi të frikshëm

Siç duket, nuk keni nevojë të lëvizni fare nga kauçi për të humbur peshë.

Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar se shikuesit e filmave horror edhe djegin kalori njëkohësisht.

Sipas tyre, duke shikuar një film të frikshëm ju mund t’i digjni deri në 184 kalori.

Hani më shumë xhenxhefil

Një studim i publikuar në “UK National Library of medicine” ka zbuluar se xhenxhefili e promovon ndjenjën e ngopjes.

Rrjedhimisht, njerëzit që konsumojnë xhenxhefil ndihen më të ngopur, pastaj hanë më pak dhe humbin më shumë peshë.