Trendi më i ri i modës, shall për këmbë

Shall për këmbë? Po keni dëgjuar mirë, ky është trendi më i ri i modës dhe ne nuk dimë si të reagojmë ndaj këtij të ri.

Kohët e fundit janë prezantuar dhe janë parë njerëz të cilët kanë veshur shall për këmbë dhe shumë njerëz janë duke i urryer dhe duke reaguar keq ndaj kësaj.

Madje, disa të tjerë janë përgjigjur me komente qesharake.

“Kam menduar se çorapet janë për këtë” –

“Sa e panevojshme, prodhojnë çorape dhe mbi të gjitha nuk kemi nevojë për këto gjëra të pa rehatshme”

Ka shumë trende të modës që janë shumë më të tmerrshme se kjo e fundit, mirëpo këtë asnjëherë nuk do të tentojmë të i veshim.