Tregje famëkeqe të kafshëve të egra nuk ka vetëm në Kinë, imazhet shqetësuese i shfaqin lakuriqët që shiten në një treg në Indonezi

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, për një kohë të gjatë kanë raportuar të shqetësuar për tregjet e kafshëve që më së shumti janë të përhapura në Kinë, duke kërkuar që të mbyllen dhe të mos lejohet aktiviteti i tare.

Por, autoritetet nuk kanë bërë asgjë që t’i mbyllin këto tregje, ku në shumicën e rasteve shiten qen dhe mace, që më pas priten për mish, që përgatitet për ngrënie gjatë një feste tradicionale kineze.

Që kur u paraqit coronavirusi, në dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, sëmundje e cila besohet se u transmetua te një grua e cila hëngri mishin e lakuriqit, të gjithë janë të shqetësuar nga këto tregje kafshësh të egra.

Minj, lakuriqë dhe reptil në një treg të Indonezisë

Shkaku i kërkesave të shumta, Kina i ka mbyllur shumicën e këtyre tregjeve famëkeqe, por ka shqetësim se sërish mund të shiten këto kafshë në tregun e zi.

Mirëpo, nuk është vetëm Kina që ka tregje të tilla, pasi janë shpërndarë edhe imazhet shqetësuese nga Indonezia, ku shihen lakuriqët për shitje.

Lakuriqët në tregun e Tomohon të Indonezisë, deri më tani janë mbajtur sekret, por blerësit i kanë shpërndarë fotografitë, duke bërë që të ngrihen shqetësime, për shitjen e tyre.

Raportohet se lakuriqët i bartin të gjitha viruset dhe patogjenët, derisa ka raportime se para dy vitesh, në Tomohon e kishin gjetur një lakuriq që kishte shenja të coronavirusit.

Në tregjet indoneziane, megjithatë po vazhdojnë të shiten minj, lakuriqë dhe reptilë të tjetër, që shfrytëzohen si ushqim.