Tiger Woods ndahet nga Lindsey Vonn

Një nga çiftet më të famshëm në botë ka deklaruar se i ka dhënë fund lidhjes.

Lojtari i golfit, Tiger Woods, ish- numri një në botë, dhe e dashura, skiatorja Lindsey Vonn, kampione olimpike, thanë se presioni dhe axhenda e ngjeshur ishte arsyeja e ndarjes.

Vonn tha në FB se vendimi ishte konsensual.

Kurse Woods tha se do e vlerësojë gjithmonë kohën që kanë kaluar bashkë.

Ata nisën të dalin bashkë në mars të vitit 2013.