Testi i dëgjimit, i domosdoshëm për fëmijët

Fëmijët fillojnë të dëgjojnë sapo lindin. Ata mësojnë të flasin duke dëgjuar zërat përreth, zërat e nënës dhe babait. Sa më herët të kuptojmë problemet në dëgjim të fëmijës aq më shumë do të lehtësohet dhe jeta e tij.Testi i dëgjimit, i cili është bërë i detyrueshëm për fëmijët e porsalindur shpëton të ardhmen e tyre.

Është shumë i rëndësishëm diagnostikimi i hershëm i problemeve të dëgjimit. Duke theksuar se dëgjimi luan një rol shumë të rëndësishëm në të folurin dhe zhvillimin e aftësive.
Zakonisht në rastet kur fëmija ka probleme me dëgjimin e ka të vështirë të flasë dhe në raste tjera më të rënda fëmija mund të mos flasë fare. Fëmijët të cilët nuk dëgjojnë mirë duhet të përdorin aparatin e dëgjimit, diagnostikimi i hershëm do të lehtësojë dhe terapinë.

Nëse fëmija i porsalindur nuk trembet kur dëgjon një zhurmë, nëse fëmija 4-6 muajsh nuk drejton sytë nga vjen zëri, nëse në moshën 1-2 vjeç nuk kupton urdhrat tuaj apo nëse në moshën 1,5 vjeçare nuk flet të paktën 20 fjalë atëherë duhet të shqetësoheni dhe të bëni kontrollet e nevojshme për dëgjimin.