Tartani, sharmi britanik që nuk ikën kurrë nga moda

Nuk e dimë nëse është sharmi britanik apo kombinimi i ngjyrave super elegante, por mund ta pranojmë të gjithë se tartan është një print që nuk na mërzitet asnjëherë, përkundrazi, na bën të dashurohemi me të çdo vjeshtë apo dimër, nuk ka rëndësi çfarë po vjen

Është një histori dashurie me shikim të parë ajo e tartanit me vetë modën dhe kupidi është pikërisht shtëpia e modës Burberry, e cila e bëri këtë print ikonën e pardesyve duke u ndjekur më pas edhe nga Versace, Miu Miu, Balenciaga dhe së fundmi edhe nga Dior në koleksionin e vjeshtë dimër 2019-2020.

Nuancat e preferuara të ndjekësve të modës vazhdojnë të jenë ende ngjyrat klasike, kombinimi mes së kuqes bordo dhe të zezës, e ndjekur nga miksimi i jeshiles së mbyllur dhe të zezës, por pa harruar edhe kombinimet më moderne si përshembull atë të rozës me të verdhën.

Gjithsesi, meqënëse tartani është prezent në çdo koleksion dimri, kemi aq shumë frymëzime ndër vite për ta kombinuar atë sa që mjafton ta fusim në gardërobë dhe të bëhemi gati për një dimër super trendy!