Studimi i ri: Ekzistojnë shtatë ‘forma të ndryshme’ të infeksioneve të lehta COVID-19

Një studim i ri ka zbuluar se ekzistojnë shtatë ‘forma të sëmundjes’ brenda rasteve të lehta të infeksionit të koronavirusit SARS-CoV-2.

Midis atyre që kanë pasur fatin e keq të preken nga COVID-19, një numër i konsiderueshëm individësh kanë pasur fatin të goditen nga një rrjedhë e lehtë e sëmundjes.

Tani, një studim i ri ka zbuluar se ekzistojnë shtatë ‘forma të ndryshme të sëmundjes’ brenda rasteve të infeksionit të koronavirusit SARS-CoV-2.

Sipas studiuesve nga Universiteti Mjekësor i Vjenës, COVID-19 shkakton një ndryshim të rëndësishëm në sistemin imunitar, edhe 10 javë pasi fillimisht ishin infektuar me sëmundjen.

“Gjetjet tona kontribuojnë në një kuptim më të mirë të sëmundjes dhe na ndihmojnë në zhvillimin e vaksinave të mundshme, pasi që tani kemi qasje në biomarkerë premtues dhe mund të kryejmë një monitorim edhe më të mirë”, theksuan autorët.

Studimi përfshiu një grup prej 109 pacientë të shëruar dhe 98 individë të shëndetshëm. Mostrat e tyre të gjakut u analizuan dhe u përcaktua aktiviteti i niveleve specifike të antitrupave SARS ‐ CoV2 kundër proteinave virale.

Përmes hetimit, autorët identifikuan shtatë grupe të simptomave që përbëjnë shtatë ‘format e sëmundjes’:

– simptoma të zakonshme të ngjashme me të ftohtin (me fyt të thatë, bllokim të hundës, rinitit dhe teshtima);

– simptoma të ngjashme me gripin (me dridhura, kollë, lodhje dhe ethe);

– pezmatimi i syve dhe mukozës;

– probleme të mushkërive (me gulçim dhe pneumoni);

– probleme gastrointestinale (përfshirë diarrenë, dhimbjen e kokës dhe të përzierat);

– dhimbje të kyçeve dhe muskujve;

– humbja e nuhatjes dhe shijes dhe simptoma të tjera.

U zbulua gjithashtu se nivelet e qelizave imune që prodhojnë antitrupa ishin në nivele të larta në gjakun e personave të shëruar. Sa më e lartë të ishin ethet që kishin pacientët me COVID-19 të lehtë, aq më të larta ishin nivelet e antitrupave kundër koronavirusit.