Si ta zgjedhni çantën e dorës varësisht nga lloji i trupit që e keni

Për ta krijuar pamjen e përsosur, ju duhet të mendoni për çdo gjë.

Edhe çanta e dorës mund t’jua përmirësojë siluetën e figurës tuaj nëse e zgjedhni të madhësisë së duhur.

Dhe, krejtësisht e kundërta ndodh nëse e zgjedhni çantën e gabuar të dorës.

Prandaj, më poshtë ju sjellim udhëzimet të cilat ju tregojnë se çfarë duhet të kërkoni te një çantë e dorës.

Fillimisht ju duhet të mësoni se çfarë lloji të trupit e keni

• Nëse keni shpatulla më të gjera sesa ijët, atëherë keni formë të trupit të trekëndëshit të përmbysur

• Nëse beli dhe shpatullat janë më të ngushta sesa ijët, atëherë forma juaj e trupit është pjeshkë

• Nëse shpatullat, beli dhe ijët i keni të së njëjtës madhësi, atëherë lloji i trupit tuaj është katërkëndësh

• Nëse belin e keni më të gjerë sesa shpatullat dhe ijët, atëherë e keni formën e mollës

 • Nëse shpatullat dhe ijët janë të balancuara me një bel më të ngushtë, atëherë e keni formën e orës së rërës

Tani, në bazë të llojit të trupit që e keni, kështu thonë ekspertët e modës se duhet ta zgjedhni çantën e dorës:

1: Nëse e keni formën e trekëndëshit të përmbysur

Mos zgjedhni çanta shumë të vogla apo shumë të mëdha. Vëmendjen mbajeni tek zona e belit për të krijuar pamje më të balancuar.

2: Nëse keni formën e katërkëndëshit

Mbajeni gjatësinë e rripave të çantës në mënyrë që çanta të bie te pjesa rreth ijëve.

3: Nëse keni formën e pjeshkës

Nuk dëshironi të dukeni e trashë nga beli e poshtë, prandaj fokusi duhet të jetë te pjesa e shpatullave dhe gjoksit.

Kështu, çanta juaj e dorës nuk duhet të jetë e gjatë sa të bie poshtë zonës së belit.

4: Nëse keni formën e mollës

Duhet ta krijoni një iluzion për t’i balancuar vijat e trupit. Madhësia dhe dizajni i çantës së dorës e bën ndryshimin.

Qëndroni larg çantave të vogla me rripa të shkurtë.

Në vend të kësaj, zgjedhni çanta më të mëdha.

5: Nëse e keni formën e orës së rërës

Nëse e keni këtë formë, atëherë urime sepse jeni në mesin e atyre me shumë fat!

Femrat me këtë formë të trupit nuk duhet të zgjedhin çanta të dorës që ua mbulojnë figurën e balancuar.