Shije nga Lashtësia – Zbulohet Receta Më e Vjetër Në Botë

Studiues të shumtë të fushës së kulinarisë në botë kanë arritur të zbërthejnë një recetë gatimi mbi 4000 vjeçare që besohet të jetë më e lashta në botë.

Receta e gdhendur në gur i përket Babilonisë së lashtë dhe besohet të jetë shkruar rreth vitit 1730 para Krishtit.

Babilonia e lashtë sot përfshin zonat e Irakut, Sirisë dhe Turqisë.

Kjo recetë njihet si Tuh’ dhe AgroWeb.org ua zbardh atë për një shije fantastike nga lashtësia.

Receta e gdhendur në gur i përket Babilonisë së lashtë dhe besohet të jetë shkruar rreth vitit 1730 para Krishtit. Foto: Flickr

Përbërësit

Gjysmë kilogramë mish deleje (tul) e prerë në copa

Gjysmë filxhan çaji dhjamë deleje (Për një gatim më të shëndetshëm AgroWeb ju këshillon të përdorni vaj ulliri)

1 qepë e vogël e prerë hollë

Gjysmë luge çaji me kripë

450 gramë panxhar i qëruar dhe i prerë në copa

Gjysmë filxhan çaji koriandër të grirë imët (i gjeni në pikat ku shiten erëza)

1 fixhan çaji barishte qepësh të grira hollë

1 lugë gjelle fara kimnoni (i gjeni në pikat ku shiten erëza)

1 gotë birrë

Gjysmë filxhani ujë

Gjysmë filxhani me presh të prerë në copa

2 thelbinj hudhër, të qëruar e të shtypur.

Për garniturën

Gjysmë filxhan çaji me koriandër të freskët e të prerë hollë

Gjysmë filxhan çaji me qepë të njoma të lara e të prera hollë

2 lugë gjelle fara koriandre të shtypura.

Përgatitja

Merrni një tenxhere të madhe dhe vendoseni në zjarr.

Hidhni aty yndyrën dhe kur ajo të jetë shkrirë, shtroni copat e mishit në një shtresë të vetme.

Ngrijeni temperaturën e sobës dhe lejoni që të valojë mishi për pak deri sa të avullojë i gjithë lëngu.

Më pas shtoni qepët dhe prisni deri sa ato të bëhen transparente nga temperatura.

Shtresa e rradhës është kripa, fetat e panxharit, koriandra e freskët, qepët e njoma dhe kimnoni.

Përziejini lehtë me lugë druri por pa prishur renditjen në tenxhere dhe më pas kur të jetë shteruar lëngu, shtoni birrën dhe ujin.

Pasi të ketë marrë valë, uleni temperaturën dhe hidhni preshin dhe hudhrën.

Mbylleni kapakun e tenxheres dhe lërini përbërësit të valojnë për rreth një orë ose deri salca e formuar të trashet mjaftueshëm.

Qepën e njomë të mbetur bashkë me koriandrën shtypini deri sa të formoni një salcë homogjene.

Kur gjella të jetë përfunduar, hidheni në pjata dhe pasurojeni me farat e koriandrës dhe salcën me qepën e njomë.

Kjo pjatë mund të serviret me oriz, bulgur, qiqra të ziera dhe bukë të thekur.