Shenjat e ndryshme që tregojnë mbi mungesën e hekurit

Hekuri ka një rol thelbësor për prodhimin e hemoglobinës, një proteinë që ndihmon rruazat e kuqe të gjakut që shpërndajnë oksigjenin në trup.

Hekuri është një element i cili ka një rëndësi të veçantë për trupin tonë.

Ekzistojnë disa shenja të ndryshme të cilat tregojnë mbi mungesën e hekurit. Nëse ju do të keni këto shenja që do përmendim më poshtë është e rëndësishme që të kryeni kontrollet e duhura te mjekët dhe të merrni masa për të rikuperuar këtë gjendje.

Këto janë shenjat treguese ; Ndiheni të lodhur shpesh , nuk mbusheni mirë me frymë, keni rrahje të shpeshta të zemrës, keni dhimbje gjunjësh, ju dhemb koka, ndiheni në ankth pa arsye dhe keni rënie flokësh.