Sa shpesh duhet të lahemi gjatë dimrit

Të lahemi me një dush të nxehtë pas një ‘beteje’ me një ditë të ftohtë mund të jetë gjëja më e mirë gjatë tërë ditës por kjo mund të ketë një disavantazh sa i përket këtij luksi dimëror.

Të gjithë e dimë se një dush i nxehtë është më i miri, sidomos kur e dini që do dilni jashtë në të ftohtë, mirëpo ai dush i nxehtë nuk është i mirë për lëkurën tuaj.

Të shpëtojmë lëkurën gjatë dimrit, duhet të bëjë dush më të shkurtë dhe më të ngrohtë, raporton “Aol”, transmeton lajmi.net.

Sapunët dhe shamponët janë të bërë për t’iu pastruar, mirëpo e largon vajin nga trupi juaj. Sapunët rekomandohen të përdorën vetëm për pastrimin e disa pjesëve të trupit.

Prandaj, sa shpesh duhet të lahemi në dimër? ‘Buzzfeed’ ka kontaktuar me disa dermatolog, të cilët thanë se shumica prej nesh lahemi shumë shpesh. “Ne si shoqëri lahemi shumë shpesh dhe kjo ndodh më shumë edhe për shkak normave shoqërore” – thanë dermatologët.

Sipas tyre, ju duhet ta shmangni pastrimin e përditshëm dhe të laheni dy deri në tre ditë, e sidomos gjatë periudhës së dimrit.

Gjithashtu, mos harroni të përdorni kremra zbutës për lëkurën tuaj gjatë dimrit për shkak ftohtit do përfundoni me lëkurë dhe gjendje jo të mirë.