Qeveria e Zelandës së Re po i edukon prindërit nëpërmjet “aktorëve” të pornografive

Skena në fjalë është makthi më i keq i çdo prindi – dhe adoleshenti: dy aktorë të filmave të rritur dalin lakuriq, për t’i thënë një nëne të shtangur: “Hiya … djali juaj po na shikon në internet”.

Fushata vetëdijësuese është bërë akt i ndjeshëm, shkruan The Guardian, si pjesë e një serie të pazakontë reklamash televizive nga qeveria e Zelandës së Re në lidhje me sigurinë në internet për të rinjtë, transmeton lajmi.net.

Në videon e fundit për serinë ‘Keep It Real Online’, aktorët që pretendojnë të jenë yje pornografie, pjesë e së cilës janë komedianja Justine Smith, të cilët i thonë një gruaje se djali i saj ka shikuar videoklipet e tyre “në laptopin, iPad-in, Playstation dhe telefonin e tij”.

Videoja promocionale është pasuar pas një raporti të lëshuar në dhjetor të vitit 2019, sipas të cilës të rinjtë në Zelandë të Re përdorin internetin si mjet primar për të mësuar rreth seksit.

Sipas të njëjtit raport, një e treta e klipeve të njohura pornografike në vend përshkoheshin nga akte të dhunshme në sekuenca të caktuara.

Seria – e cila gjithashtu përfshin video që adresojnë sulmet në internet, ngacmimet nga pedofilët dhe lehtësinë e aksesit të fëmijëve në përmbajtje të dhunshme – inkurajojnë prindërit të “qëndrojnë të qetë” kur nisin biseda të sikletshme me fëmijët e tyre lidhur me internetit, sipas agjencisë përgjegjëse.

Nuk është hera e parë që qeveria e Zelandës së Re ka porositur reklamat që të përdorin humor për të dërguar një mesazh serioz: ndër më të njohurat janë reklamat e pijeve, në të cilat një i ri imagjinon një bisedë me një mik fantom pas një aksidenti automobilistik. /Lajmi.net/