Përherë me stil shembullor: Melania Trump e veshur me kombinezon në të cilin çdo femër duket shtathollë!

Edhe këtë herë u ka dhënë leksion mode të gjithave

Zgjedhjet e saj të modës gjithmonë janë fenomenale, kështu ishte edhe këtë herë.

Me arsye të fortë shumë shpesh gjendet në majë të listës së damave të veshura më së miri.

Kombinimi i rrobave të cilin e ka veshur për ndarjen e shpërblimeve artistëve të dalluar në Washington është zgjedhje e shkëlqyeshme për të gjitha ato dama të cilat kanë shtuar ndonjë kilogram më tepër.

Kombinezoni i gjatë ngjyrë të zezë me prerje V vizualisht do të zgjasë çdo figurë, ndërkaq këpucët edhe më shumë do të ndihmojnë që të maskohet teprica e peshës.

Ajo edhe këtë herë ka ndjekur trendin kryesor dhe ai është kombinezoni. Këtë sezon të gjithë ekspertët e modës theksojnë që ky model është zgjedhje perfekt për shumë raste.

Nëse dëshironi të jeni në trend, kombinezoni do të jetë më i qëlluari.