Nuk janë të pasmet e Gridës

Justyna Steczowska është emri i femrës, të pasmet e së cilës u shpërndanë me shpejtësi në portalet online duke pretenduar se ishin të kandidates për Durrësin, Grida Duma. Justyna është një artiste po aq e përfolur sa edhe Kim Kardashian për të pasmet e saj në vendlindje.

Por, një foto e saj duke hipur në makinë, u bë po aq popullore edhe në Shqipëri, për shkak se mediat thanë se kishin zbuluar se si Grida dukej nga pas. Nuk është e qartë se kush deshi ta ngatërrojë kandidaten demokrate me një këngëtare, por fakt është se ky krahasim u komentua si kompliment dhe mori mijëra klikime.