Një arsye më shumë për të konsumur mëngjesin

Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm për të pasur një jetë të shëndetshme, pasi na ofron përbërësit e nevojshëm dhe na jep energjinë e duhur për ta filluar mbarë ditën.

Por, edhe pse ne këshillohemi vazhdimisht ta fillojmë ditën duke ngrënë mëngjes, shumica prej nesh e shmangim atë për shkak se shpejtojmë për në punë, ose për arsye të tjera.
Studiuesit sugjerojnë se shmangia e mëngjes nuk është një gjest I mirë, veçanërisht jo gjatë sezonit të gripit. Rezultatet e një studimi kanë treguar se personat që kanë shmangur mëngjesin kishin qenë dyfish më të prirë për t’u sëmurë nga gripi.

Ushqyerja e shëndetshme, përfshirë edhe konsumimin e mëngjesit, është e nevojshme që organizmi të krijojë numër të mjaftueshëm të qelizave mbrojtëse, të cilat forcojnë imunitetin dhe shmangin gripin.