Ngjyrat e forta të cilat të zezën e përhershme e kanë nxjerrë në plan të dytë, kanë dominuar tepihun e kuq!

Në to nuk do të mund të jeni të pavërejtura

Ditëve të fundit në gjithë botën po mbahen festivale të ndryshme dhe ndarje të shpërblimeve, andaj edhe damat e famshme i janë përkushtuar zgjedhjes së gardërobës në mënyrë që të paraqiten në shkëlqim të plotë.

Edhe pse deri tani shpesh kanë vendosur për tualete të zeza, sepse e zeza është klasikë e përhershme dhe simbol elegance, tani në radhë janë nuancat e forta të cilat të zezën e përhershme e kanë shtyrë në plan të dytë.

Këto janë aktualisht pesë ngjyrat më të popullarizuara:

E portokallta

E verdha

E trëndafilta e zjarrtë

E kuqja e zjarrtë

E gjelbra

Cila ngjyrë ju pëlqen juve më së shumti? A u jepni përparësi nuancave të zjarrta, apo më me dëshirë vendosni për klasiken?

Ndani me ne komentet!