Nëse nuk dini të pranoni komplimente, hulumtimet tregojnë se çfarë flitet për ju

Edhe pse komplimentet secilin do të duhej ta kënaqnin, ekzistojnë shumë njerëz të cilët thjesht nuk dinë t’i pranojnë

Për këtë ekzistojnë edhe shpjegime shkencore.

Hulumtimet e publikuara në revistën “Science Direct” kanë treguar që më së shumti probleme me pranimin e komplimenteve kanë njerëzit me vetëbesim të ulët, sepse thjesht nuk mund të besojnë në sinqeritetin e njerëzve të cilët flasin për ta gjëra të mira.

Edhe një arsye e mundshme e pakënaqësisë është që komplimentet aktivizojnë të njëjtën pjesë të trurit si flirt, ka treguar hulumtimi i Universitetit në Kanzas.

Meqenëse në librin “Happy Together” autorët dhe psikologët Susan Pavelski dhe James O. Pawelski, thonë se ekzistojnë tri mënyra me të cilat njerëzit i refuzojnë komplimentet.

E para thjesht është refuzimi, e dyta kthimi me kompliment, ndërkaq e treta vetëkritika.

Alternativa të cilën e propozojnë është që t’i përshtateni sfidës që t’i përshtateni komplimentit në njërën nga tri mënyrat e theksuara dhe ta pranoni atë.

Me një “faleminderit” të thjeshtë për komplimentin e marrë me kalimin e kohës do të zhduket ndjenja e pakënaqësisë, theksojnë psikologët.