Nëse në rrethin tuaj shoqëror keni miq që përdorin sarkazmën, jeni me fat! Zbuloni arsyet

Në grupin tuaj shoqëror me siguri do keni persona që përdorin sarkazmën si dozën kryesore të sensit të tyre të humorit dhe kjo për disa është e pranueshme e për të tjerë jo.
Kjo nuk do të thotë se ata tallen me ju, apo duan t’ju ngacmojnë, por përdorin fraza të ndryshme sarkastike që ju bëjnë të buzëqeshni menjëherë. Nëse dhe ju keni në rrethin tuaj shoqëror tipa të tillë, më poshtë do ju tregojmë arsyet se përse keni nevojë për më shumë miq si puna e tij/saj.

1. Ata i thonë gjërat e vërteta, ashtu siç janë.

Njerëzit sarkastikë janë më realët. Ata nuk kanë frikë t’ju japin një shuplakë në fytyrë nëse po veproni si budalla apo nëse e meritoni. Nga këta njerëz duhet të prisni të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

2. Ata kurrë nuk ofendohen.

Tipat e tillë nuk ofendohen edhe nëse sarkazma përdoret tek ata. Pranojnë reagime me humor edhe nëse janë “fyese” për veten e tyre.

3. Ata ju bëjnë të dilni jashtë zonës tuaj të rehatisë.

Shokët sarkastikë ju tregojnë pasiguritë tuaja dhe ju bëjnë të dilni jashtë zonës tuaj të rehatisë. Do të gjeni veten të inkurajuar nga sensi i tyre i humorit dhe do të kuptoni se ata kanë të drejtë!

4. Janë njerëz shumë besnikë.

Shokët që përdorin sarkazmën janë disa nga miqtë më besnikë. Nëse ata dëgjojnë të flitet keq për ju pas shpinës tuaj, jo vetëm që do t’ju tregojnë por gjithashtu do t’ju mbrojnë. Ata do t’ju qëndrojnë pranë pavarësisht çdo gjëje.

5. Ata nuk kanë frikë t’ju ofendojnë.

Shoku juaj e di saktësisht se ku janë butonat tuaj të limitit. Ata nuk shqetësohen për të ofenduar nëse e dinë që ato që thonë janë diçka që duhet të dëgjosh. Dhe nëse fyeni, është problemi juaj, jo i tyre. Thjesht do të duhet ta kapërceni atë.

6. Ata dinë ta mbyllin sarkazmën aty kur duhet.

Nëse jeni duke përjetuar një tragjedi apo duke kaluar një gjë të keqe, ata nuk do të jenë sarkastikë ndaj jush. Ata dinë se si të veprojnë. Do të jenë të sjellshëm, mirëkuptues dhe tolerues sepse ju duan.