Nëse ju nervozon përtypja e huaj me zë, atëherë vuani nga kjo gjendje

Nëse përtypja me zë që vjen nga goja e dikujt që ndodhet afër jush dhe kjo ju bën plotësisht të çmendur, atëherë është e mundshme të keni një lloj çrregullimi mendor.

Kjo gjendje quhet mizofonia – urrejtja ndaj tingujve, transmeton KosovaPress.

Mizofonia është një çrregullim për të cilën njerëzit që vuajnë prej saj i pengojnë përtypet me zë të lartë, frymëmarrje, ose për shembull, klikimi i vazhdueshëm i stilolapsit. Ajo u shënua së pari si një “gjendje” në vitin 2001.

Shkencëtarët në Universitetin e Newcastle kanë zbuluar gjatë hulumtimeve se te njerëzit që vuajnë nga mizofonia aktivizohet një pjesë e caktuar e trurit kur dëgjojnë “zërin”.

I njëjti hulumtim ka treguar se njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim kanë anomali në mekanizmat e kontrollit emocional.

Kur dëgjojnë “tingujt”, njerëzit që vuajnë nga mizofonia kanë simptoma të tilla si rrahje të përshpejtuar të zemrës dhe djersitje